VENDIMI/ U vra për hakmarrje, ja sa u dënuan tre vrasësit e 40-vjeçarit shqiptar në Itali (Emrat)

907
Sigal

Gjykata e Krimeve të Rënda në Rimini ka dhënë dënimet për 3 të akuzuarit për vrasjen e shqiptarit Petrit Nikollit, ngjarje që ndodhi më 25 maji në Rivabella (Rimini), para një restoranti. ‘Ansa’ shkruan se vendimi nga togat e zeza është marrë mbrëmjen e sotme.

Mediat italiane raportojnë se prokurorja Paola Bonetti kërkoi në pretencën e prokurorisë burgim të përjetshëm për të tre, ndërkohë që gjykata vendosi:
Lek Preçi, 25 vite burgim;
Edmond Preçi ,(djali i Lek Preçit) 25 vite burgim;
Altin Preçi (djali i vogël i Lek Preçit) 23 vite burgim.
I vetmi që pranoi se kishte krye krimin ishte Lek Preçi.

lajmi

NGJARJA
Ishte mbrëmja e 25 majit të këtij viti kur Petrit Nikolli u vra në mes të rrugës me një plumb pistolete në pjesën e pasme të qafës. Ndërkohë, pak orë pas krimit, u arrestuan tre shqiptarët, Lek Preçi dhe dy djemtë e tij. Siç u tha edhe në atë kohë në mediat italiane, motivi i krimit ishte një hakmarrje familjare, pasi Nikolli shkoi t’i jepte ndihmë mbesës së tij, e cila i kishte kërkuar atij ta merrte në Milano, pasi bashkëshorti, Edmond Preçi e dhunonte.

Petrit Nikolli

Petrit Nikolli

Por, ndërhyrja në këtë sherr familjar i mori jetën 40-vjeçarit shqiptar me profesion elektricist, i martuar me një fëmijë, ndërsa bashkëshortja ishte në pritje të fëmijës tjetër.

Petrit Nikolli dhe gruaja