Nesër do të lexoni/ Më 28 nëntor 1941, Sali Niazi Dede, u vra se nuk firmosi dokumentin e pushtimin fashist të Shqipërisë

596
Në listën e klerikëve atdhetarë bektashinj që luftuan deri dhe me jetën e tyre për devizën bektashiane “Pa atdhe, nuk ka fe”, një vend të rëndësishëm zë edhe Sali Niazi Dede, ish-Kryegjyshi Botëror Bektashian që u vra në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së vendit. 
Ditën e sotme, mbushem plot 76 vite nga vrasja e Sali Niazi Dedei, ndaj përkujtimi i këtij kleriku, është një tjetër vlerësim, jo vetëm për aktin atdhetar të tij, por për gjithë ata klerikë bektashianë që, përveçse ushqyes të shpirtrave njerëzor për të shtuar dashurinë për Zotin, ishin e mbetën përkrahës e luftëtarë të çështjes kombëtare. Sali Niazi Dedeit, më 28 nëntor 1941, i vendosën para dokumentin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe, në cilësitë e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, i kërkuan të firmosë këtë akt, ku pushtimi, duhej të quhej “ftesë nga vetë shqiptarët”. Por qëndrimi atdhetar dhe kundërshtimi i vendosur i tij, sintetizuar në fjalët “Ky është pushtim dhe asgjë tjetër! Nuk mund të firmos për robërinë e shqiptarëve, për pushtimin e vendit tim!”, fiksuar dhe në dokumentet arkivore të kohës, nuk mund të ‘përtypej’ nga pushtuesit e kuislingët, ndaj e ekzekutuan. Ky krim makabër ndodhi më 28 nëntor të vitit 1941, në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, pikërisht në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë. “Kleriku bektashian Sali Niazi Dede, është krenaria e bektashizmit dhe patriot i çështjes kombëtare shqiptare. Sot në këtë ditë, bektashinjtë dhe gjithë atdhetarët krenohen me aktin e këtij kleriku patriot. Ai ishte shembull i shkëlqyer i devocionit të klerikëve bektashinj që besimin në Zot dhe çështjen kombëtare, i kanë parë kurdoherë të lidhura ngushtë dhe të pa ndara nga njëra-tjetra. Ndaj sot që është një ditë krenaria kombëtare, me një sërë aktivitetesh në Selinë e Shenjtë, ne përkujtojmë me respekt këtë klerik bektashi ”- pohon mes të tjerave Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj…
Për më shumë do të lexoni nesër në gazetën Telegraf
Sigal