Veliaj paraqet projektbuxhetin: Paguan taksat, shpërblehet me investime

521
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paraqitur projektbuxhetin e vitit 2016 për njësinë bashkiake numër dy. Veliaj tha para banorëve se, administrata e kaluar i ka lënë një hendek të madh financave të bashkisë për shkak të shpenzimeve pa kriter,por shtoi se bashkia sërish do të bëjë ndërhyrje për përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve. Veliaj foli për krijimin e hapësirave të gjelbra, zgjidhjen e problemit të ndriçimit, pusetave pa kapakë dhe të ujit. “Do të bëjmë 10 ndërhyrje në Parkun e Madh të Liqenit. Ndërhyrja e parë një hapësirë për fëmijët. Motoja jonë është shumë e thjeshtë po mendojmë për gjeneratën e ardhshme jo zgjedhjet e ardhshme. Deri në fund të mandatit do të bëjmë dhe 9 ndërhyrje të tjera në Parkun e Liqenit”, tha Veliaj. Për problemin e ujësjellësit, kreu i bashkisë tha se nuk do të ketë rritje të çmimit të ujit por do të ulet përqindja e humbjes, e cila sot është në nivelin 70%.
“Nuk kemi për ta rrit çmimin e ujit por ta paguajnë ata që nuk e paguajnë dhe që e vjedhin. Momentalisht kemi 70% humbje në ujë. Pjesa e ndershme paguan, pjesa tjetër cian tubacionin, bën një lavash. Kompani që mbushin ujin nga çezma dhe ambalazhojnë. Kjo pjesë që nuk ka paguar deri tani do të vazhdojë të paguajë”, tha ai. Kreu i bashkisë tha se, bashkia do të kryej investimet më të mëdha në njësinë dy, e cila jo vetëm është e dyta për numër banorësh por edhe ka përqindjen më të lartë në pagimin e taksave. “Njësia numër 2 kanë vlerën më të madhe të parave. Është njësia me numrin më të madh por edhe më korrektja Njësia pesë dhe njësia dy janë më korrekte për pagesën e faturave. Aty ku ka më shumë pagesë bashkia do t’ia shpërblejë me më shumë investime”, u shpreh Veliaj. Kreu i bashkisë më tej tha se është gjetur një mënyrë për zgjidhjen e problemit të vjedhjes së kapakëve të pusetave dhe tek ndriçimi publik.
“Do të dekurajojmë vjedhjen duke zëvendësuar materialin e pusetave dhe të kabujeve në mënyrë që të mos vidhen për skrap apo riciklim. 75% e pusetave do të mbyllen”, tha Veliaj. Ai paraqiti dhe dy nisma që do të jenë “fondi i komunitetit” dhe “terrenet sportive”. “Shumë njerëz thonë që jemi gati të japim financim për rikonstruksionin e fasadave. Nëse njerëzit duan të lyejnë fasadën e tyre nqs duan të rregullojnë sheshin. Bashkia për një lek nga banorët do të vërë dyfishin e shumës. Komunitetet i ruajnë shumë mirë mjedisit për të cilat kanë kontribuar dhe vetë. Nisma e dytë: terrenet sportive. Banorët mund të aplikojnë për terrene sportive. Siç funksionon gara mes bashkive kur merr më shumë para nga qeveria qendrore kështu duhet të funksionoi dhe gara mes njësive për fonde. Buxheti në mënyrë simbolike u miratuar nga banorët e njësisë numër dy që ishin të pranishëm në mbledhje”, përfundoi Veliaj. Në fund, banorët e njësisë numër dy zhvilluan një bashkëbisedim me kreun e bashkisë dhe miratuan në mënyrë simbolike projektbuxhetin.
Sigal