Veliaj: Investojmë për fëmijët edhe në periferi, më shumë çerdhe, kopshte e shkolla

521
Si përgjigje ndaj skeptikëve se ndërtimi i këndit të lojërave tek parku i liqenit po bëhet me urgjencë dhe po dëmtohet e vetmja hapësirë e gjelbër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar punimet për disa shërbime për fëmijë në periferi të Tiranës dhe u shpreh se investimet pr këtë katergori po bëhen në të gjithë qytetin ku nevojat janë akute.
Veliaj: Për të gjithë kritikët që mendojnë se ne investojmë vetëm në Parkun e Liqenit për fëmijët, kjo është prova më e qartë se ne po investojmë në të gjithë Tiranën, por sigurisht nuk do të shmangim as zonat tradicionale për kalimin e kohës së lirë. Nuk do të hezitojmë të investojmë siç po bëjmë në këtë komunitet, edhe në zonat periferike në zonën e Bregut të Lumit, ku ata që i përdorin gjërat politikisht e vizitojnë këtë pjesë të Tiranës vetëm në raste vakish.
Në zonën e Bregut të lumit po ndërtohet një shkollë me kapacitete akomoduese 800-1000 nxënës, një kopësht, çerdhe dhe një qendër sociale.
Veliaj: Me çerdhet tashmë kemi filluar dhe kemi rikonstruktuar 31 prej tyre. Kopshtet janë misioni i radhës për këtë vit. Kurse shkollat janë mision i këtij mandati, për t’u siguruar që historia e shkollave me dy turne mbaron një herë e mirë.
Sigal

Kostoja në total e këtyre investimeve është 4 mln euro, fonde nga Bashkimi Europian.