Hungaria referendum për kuotat e emigranteve, Sllovenia vë ushtrinë në kufi

442
Qeveria hungareze ka vendosur të mbajë një referendum mbi kuotat e detyrueshme të vendosura nga Bashkimi Europian për klandestinët. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kryemisnitri i vendit Viktor Orban, i cili tha se emigrantët do të rivizatojnë hartën etnike, kulturore dhe fetare jo vetëm të Hungarisë, por dhe Europës.
Qeveria po i përgjigjet ndjenjave publike tashmë. Ne mendojmë se futja e kuotave për emigrantët pa mbështetjen e popullit, është e barabartë me abuzimin me pushtetin.
Kryeministri Orban nuk bëri të ditur datën e referendumit, por kjo është masa e radhës e Hungarisë, vendi i parë që ka kundërshtuar ashpër që prej fillimit strehimin e klandestinëve. Budapesti mbylli kujfijtë me tela me gjemba dhe përforcoi sigurinë më trupa ushtarake vitin e kaluar, vendime këto që u kritikuan shumë nga krerët e Bashkimit Europian dhe madje u quajtën veprime diktatoriale nga ana e Kryeministrit Orban.
Por nuk do të kalonte shumë kohë dhe të gjitha vendet ish komuniste, disa nga ato ballkanike dhe europiane kanë bërë thuajse të njetitin veprim.
Askush nuk shokoi më shumë se Austria, e cila vendosi kuota ditore dhe kontrolle të rrepta kufitare, një vendim i cili erdhi pas Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë e me radhë. E fundit dhe e vetmja që kishte mbetur me kufijtë e hapur, Sllovenia ka vendosur ushtrinë në kufijtë e saj për të frenuar fliksin influencuar edhe nga fqinjët që e rrethojnë të cilat kanë mbyllur kufijtë.
Kryeparlamentari slloven, Milan Brglez, tha se ligji i cili i mundëson ushtrisë të ndërhyjë për të kontrolluar fluksin e emigrantëve përgjatë 3 muajve, u miratua me 69 vota pro në Parlamentin prej 90 vendesh.
Sigal