Ushqim kundër stresit

492
Pranë vetes gjithmonë duhet të keni fruta të thata, sidomos kur moti është i ftohtë, sepse përmbajnë substanca të rëndësishme për organizmin. Këtë e ka rekomanduar edhe eksperti i njohur nga Vjena, profesor Dr. Hademar Bankhofer.
Arsyet e konsumimit të frutave të thata janë këto:
– Ato janë të pasura me magnez, një mineral që relakson muskujt, heq stresin dhe përmirëson gjumin
– Janë të pasura me hekur, i cili përmirëson imunitetin
– Nëse konsumohen në baza ditore, përmirësojnë tretjen
Nutricionistët i rekomandojnë në vend të ëmbëlsirave, veçanërisht tek njerëzit që janë të ekspozuar ndaj stresit të përditshëm.
Sigal