Universitetet e rretheve drejt “falimentimit”

167

Arsimi i lartë është në një krizë të thellë. Por në një situatë më alarmante janë universitetet e rretheve. Një pjesë mirë e programeve të studimit në 6 Universitete janë praktikisht të mbyllura, pasi prej vitesh nuk kanë fare studentë. Kjo gjë reflektohet edhe në mbylljen e raundit të parë të regjistrimeve, pasi janë 40 programe studimi që nuk kanë asnjë student. Më shqetësuese situata është në universitetin “Eqerem Çabej”, në Gjirokastër, ku nga 24 programe studimi, vetëm 3 prej tyre kanë më shumë se 10 studentë të regjistruar. Ndërkohë që 20 programe e tjera ose nuk kanë asnjë të regjistruar ose maksimumi 3 studentë. Drejt ‘falimentimit’ është edhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, pasi ka 15 programe studimi me më pak se 3 studentë, ndërkohë që 7 prej tyre ka zero regjistrime. Edhe në universitetet e qyteteve të tjera si Shkodër, Durrës, Vlorë dhe Korçë ka minimalisht nga 4 programe që asnjë maturant nuk ka preferuar në regjistrohet. Degët më pak të preferuara në këto universitete mbetën gjuhët e huaja, shkencat ekzakte si fizika dhe matematika, ato shoqërore,por edhe degët e ndryshme të mësuesisë. PROGRAMET E STUDIMIT QË KANË 0-3 STUDENTË Universiteti Eqerem Çabej, Gjirokastër Histori dhe Gjuhë Italiane Fizikë dhe Teknologji Informacioni Gjuhë Italiane Gjuhë dhe Letërsi Shqipe Matematikë Fizikë Matematikë Informatike Biologji Kimi Histori Gjeografi Mësuesi për Arsimin Parashkollor Mësuesi për Arsimin Fillor (kl. I-VI) Program Profesional 2-Vjeçar “Librar dhe Biblotekar” Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan Histori dhe Gjuhë Gjermane Histori dhe Gjeografi Fizikë Kompjuterike Gjuhë Frënge Matematikë – Fizikë Matematikë – Informatike Gjeografi dhe Gjuhë Italiane Gjuhë Italiane Gjuhe Shqipe dhe Rome Filozofi – Sociologji Edukim Qytetar Gjuhë Shqipe dhe Frënge Gjuhë Shqipe dhe Frënge Universiteti “Fan Noli” Korçë Filozofi Sociologji Mjekësi e Bimëve dhe Hortikulturë Mësuesi për Arsimin Parashkollor – 0 regjistrime Gjuhë dhe Kulturë Frënge – 2 studentë Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë Kimi Fizikë Gjuhë Italiane Arsimin Fillor Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës Histori Menaxhim i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme Menaxhim Turizëm Arkeologjik Universiteti “ Luigj Gurakuqi” Shkodër Fizikë Gjuhë Frënge Histori Gjuhë Italiane.