Unaza “në luftë”, reagon IKMT: Do të prishim 33 objekte tek ‘Astiri’!

142

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar zyrtarisht tre orë pasi ka nisur operacionin e shembjeve në Unazën e re dhe përplasjen e fortë me banorët nën mbrojtjen e Policisë.

IKMT njofton se ka nisur aksionin tek “Astiri”: “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, – thuhet në njoftim, –  për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I.

Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga Policia e Shtetit,” përfundon njoftimi i IKMT.