U tërhoq zvarrë deri tek recepsioni, si u dhunua mjeku në QSUT

240

Kanë dalë detaje të reja nga dhuna e ushtruar dje ndaj mjekut infeksionist në QSUT, Gentian Stromi nga një shtetas me iniciale A.M.

Burime për Fax News bëjnë të ditur se mjeku Stromi është goditur me grushta dhe është tërhequr zvarrë deri tek recepsioni i pavionit.

Më herët policia bëri të ditur se shtetasi A.M banues në Tiranë ka shkruar për të vizituar një të afërm që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv dhe ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, pasi kanë marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në ambjentet e urgjencës ku dhe kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale.
Shtetasi A. M., pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 4, filloi procedimi penal për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A.M, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, pasi kanë marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në ambjentet e urgjencës ku dhe kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale.
Shtetasi A. M., pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.