U gjet i pajetë në Greqi, identifikohet shqiptari 32 vjeçar

607
Sigal

Trupi i një shtetasi shqiptar u gjet disa ditë më parë në zonën e Trikallës në shtetin fqinj, pa shenja jete.

Këtë të hënë është zbuluar dhe identiteti i viktimës. Fjala është për një 32 vjeçar me origjinë nga qyteti i Pogradecit. I riu është identifikuar si Dorian Mancellari.

Kanë qenë familjarët e tij ata që kanë ardhur në Greqi, për të tërhequr trupin e të ndjerit nga morgu i spitalit. 32 vjeçari është sjellë në Shqipëri, drejt institutit të mjekësisë ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Mbetet akoma mister shkaku apo arsyet që kanë sjellë vdekjen e të riut.