Tryeza për Reformën Zgjedhore, zbardhet kalendari i punimeve

105

Sot në Tryezën për Reformën Zgjedhore është miratuar dhe kalendari apo axhenda e punimeve për produktin final të dakordësuar.

Opozita dhe mazhoranca bashkë kanë përcaktuar disa data deri në 15 mars për të diskutuar propozimet mbi temat e caktuara.

KALENDARI I PUNIMEVE:

Metodologjia e Reformes Zgjedhoreprioritetet, axhenda dhe organizimi i punes
Reforma zgjedhore duhet te mbyllet brenda dates 15 mars 2020.

Koha e shkurter ben te domosdoshme qe ceshtjet per debat te vendosen ne rend prioritar me afate te qarta.

Per kete sherbejne rekomandimet e ODIHR. Kalendari i temave qe duhen trajtuar nga grupi i kater perfaqesuesve politike dhe ekspertet, sipas autorizimit nga Keshilli Politik, paraqiten si me poshte:

Parakusht qe keto masa te jene efikase, eshte krijimi i nje fushe loje te barabarte nepermjet zbatimit te plote te parimit te “ndarjes se shtetit nga partite politike” ne perputhje me. Angazhimin e OSBE-se te parashikuar nga paragrafi 5.4 i Dokumentit te Kopenhagenit.

Ne menyre qe reforma te konsiderohet si e suksesshme nga ODIHR, ajo duhet qe te trajtoje sa me gjeresisht rekomandimet e ODIHR.

Disa çeshtje mund te kerkojne me shume kohe, si çeshtja e referendumeve dhe ligji per financimin e partive politike apo mund te prekin kushtetuten dhe kerkojne nje debate me te gjere apo rruge miratimi tjeter. Pavaresisht prioriteteve te shprehura nga palet, grupi i eksperteve duhet te filloje menjehere nga puna per ceshtjet per te cilat palet bien dakord se duhen trajtuar me prioritet ne menyre te menjehershme, nderkohe qe ceshtjet e tjera mbeten per t’u diskutuar me tej ne nivel politik ne Keshillin Politik dhe/ose grupin katersh te perfaqesuesve politike.

Tema Afati

Propozime per parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore,

perfshire masa per rolin e policise, prokurorise dhe gjykateve ne procesin

zgjedhor kunder shitblerjes se votes, presionit mbi zgjedhesit dhe
administraten, cenimit te sekretit dhe lirise se votes dhe abuzimi me
burimet shteterore;

10 shkurt 2020

Ndarja e politikes nga krimi, nepermjet forcimit e zbatimit te procesit
te dekriminalizimit me masa shtese

10 shkurt 2020

Propozime per perfshirjen e teknologjise ne zgjedhje. 20 shkurt 2020
Propozime per financimin e fushates zgjedhore, si dhe financimin e
partive politike jashte fushates.

15 shkurt 2020

Propozime ne lidhje pergatitjen e listave te zgjedhesve, pajisjen me
karta ID, si dhe parandalimin e votimit fiktiv te emigranteve

5 shkurt 2020

Propozime per rolin e mediave ne fushate. 15 shkurt 2020
Propozime per parandalimin e abuzimit me burimet shteterore dhe
administraten publike ne periudhen zgjedhore.

15 shkurt 2020

Propozimet mbi panshmerine e administrates zgjedhore ne te gjitha
nivelet

1 mars 2020

Propozime per sistemin e ankimmeve gjyqesore dhe administrative

25 shkurt 2020

Propozime per sistemin zgjedhor.

10 mars 2020

Propozime per votimin nga jashte vendit.

1 mars 2020

Ceshtjet qe lidhen me barazite gjinore, regjistrimin e subjekteve,
periudhen zgjedhore

3 shkurt 2020

Ceshtje te tjera teknike qe reflektojne ndryshimet e imponuara nga
pikat e mesiperme

15 mars 2020

Ekspertet e Komisionit i Reformes Zgjedhore kane hartuar draftet per nje pjese te madhe te ceshtjeve te parashikuara ne kalendar por qe nuk reflektojne komentet dhe propozimet e opozites jashteparlamentare apo qe nuk jane dakordesuar me te.

Per kete qellim per te gjitha ceshtjet ne kalendar perfaqesusesit e opozites jashte-parlamentare duhet te sjellin propozimet ne forme te drafteve ligjore dhe zgjidhjeve alternative te mundeshme dhe ne perputhje me standarded e ODHIR per zgjedhje te lira e te ndershme.

Ne kete aspekt duhet shfrytezuar puna e bere ne draftim deri me sot nga ekspertet e opozites. Per ceshtjet qe do te kete dakordesi te plote dhe te pergatitura ne nivel teksti ligjor te dakordesuar, draftet do te dergohen per opinion paraprak tek ODHIR.