Trafikonin femra në Gjermani për prostitucion, në pranga 5 persona

510
Sigal

Gazeta
Telegraf/


Policia e
Tiranës pas një hetimi disamujor, ka finalizuar operacionin e koduar
‘Rekrutimi’, në kuadër të të cilit janë arrestuar 5 persona me akuzën e
shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.


Burime nga policia e kryeqytetit
bëjnë me dije se të arrestuarit janë: I. Qama, 23 vjeçe, banues në Tiranë, për
veprën penale “Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim”; Ledian Gjoni, 28
vjeç, banues në Skrapar, për veprat penale “Trafikimi i personave”,
“Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Falsifikim të letër njoftimeve, stampave
ose vizave”; Ardit Shmilli, 24 vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale
“Trafikimi i personave,  kryer në bashkëpunim”; Zamir Hodo, 31 vjeç,
banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim”;
A. Qama, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale të “Shfrytëzimit të
prostitucionit”.


Shtetasit e mësipërm u kapën në
flagrancë  gjatë operacionit  të zhvilluar nga Sektori Kundër
Trafiqeve në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në
momentin kur po tentonin të kalonin pikën e kalimit kufitar Morinë, pasi ishin
ndjekur dhe mbajtur nën vëzhgim që nga Tirana.


Sipas policisë, tre djemtë dhe dy
vajzat e arrestuara dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar
veprimtari kriminale të tendencës së shfrytëzimit të prostitucionit në Shqiperi
si dhe kanë   rekrutuar me qëllim trafikimi e më pas 
shfrytëzimin për prostitucion si dhe dërgimim e tyre drejt shtetit gjerman të
dy shtetaseve M. TH dhe A.P”.