Mahatma Gandhi: “Shtatë mëkatet e mëdha të kësaj bote”

625
Sigal

Gazeta Telegraf/

 

1.Pasuria pa punë

 

I referohet
përgjithësisht praktikës së nxjerrjes së diçkaje nga asgjëja – manipulimi i
tregjeve dhe aseteve, në mënyrë që të mos kesh nevojë të punosh apo prodhosh
vlerë të shtuar, por vetëm të manipulosh njerëzit dhe gjërat. Sot ka profesione
të ndërtuar përreth idesë së fitimit pa punuar, nxjerrjes së parave pa paguar
taksa, përfitimit prej programeve qeveritare falas, pa mbajtur një pjesë të
barrës financiare, dhe gëzimit të favoreve, pa marrë aspak riskun e
përgjegjësisë.

2.Kënaqësia pa ndërgjegje

 

Pyetja parësore e të
papjekurve, të babëziturve, egoistëve ka qenë gjithmonë: “Po për mua, çfarë
del? A do të më kënaqë? A do të më lehtësojë?” Shumë njerëz duket se i duan
këto kënaqësi pa ndërgjegje apo sens përgjegjësie, qoftë edhe duke braktisur
familjen, në emër të realizimit të gjërave që duan. Por pavarësia nuk është
gjendja më e pjekur e qenies – është thjeshtë një pozicion i ndërmjetëm në
rrugën drejt ndërvarësisë, e cila është gjendja më e maturuar dhe e përparuar.
Të mësosh të marrësh dhe japësh, të jetosh pa egoizëm, të jesh i ndjeshëm, kjo
është sfida jote. Përndryshe, nuk ka sens të përgjegjshmërisë sociale apo
llogaridhënies në kënaqësitë tona. Kostot finale të kënaqësive pa ndërgjegje
janë të larta, nëse i mat me kohë dhe para, nëse i mat me reputacionin që humb
dhe zemrat që lëndon. Eshtë e rrezikshme t’i largohesh ligjeve natyrore pa
ndërgjegje. Ndërgjegja është në thelb vendqëndrimi i të vërtetave dhe parimeve
të pakoha – monitori i brendshëm i ligjeve natyrore.

3.Dija pa karakter

 

Sado e rrezikshme të
jetë dija e paktë, është edhe më e rrezikshme të kesh shumë dije, por pa një
karakter të fortë e me parime. Zhvillimi vetëm intelektual pa një zhvillim të
barazvlefshëm të karakterit ka po aq kuptim, sa të vendosësh një makinë sportive
super të shpejtë, në duart e një adoleshenti të droguar. Megjithatë, shumë
shpesh në botën akademike, pikërisht këtë bëjmë, duke mos u fokusuar në
zhvillimin e karakterit të të rinjve.

4.Tregtia pa moral

 

Në librin e tij
“Ndjenjat morale” që i parapriu “Pasurisë së Kombeve”, Adam Smithi shpjegonte
se si themeltar për suksesin e sistemeve tona është baza morale: si e trajtojmë
njëri-tjetrin, fryma e dashamirësisë, shërbimi, kontributi. Nëse ne injorojmë
bazën morale dhe lejojmë sistemet ekonomike të operojnë pa një bazë morale dhe
pa edukim të vazhdueshëm, shumë shpejt do të krijojmë një shoqëri dhe një
biznes amoral, në mos imoral. Sistemet ekonomikë dhe politikë janë të ngritur
në fund të fundit mbi baza morale. Për Adam Smithin, çdo transaksion biznesi
është një sfidë morale për të parë që të dy palët të jenë të drejta. Drejtësia
dhe dashamirësia në biznes janë kolonat e një sistemi të lirë të sipërmarrjes,
që quhet kapitalizëm.

5.Shkenca pa humanizëm

 

Nëse shkenca bëhet
vetë teknikë dhe tekbologji, ajo shumë shpejt degjeneron në njeriun kundër
humanizmit. Teknologjitë vijnë prej paradigmave të shkencës. Dhe nëse ka shumë
pak kuptim të qëllimeve më të larta njerëzore të cilave teknologjia u shërben,
atëherë ne bëhemi viktima të teknokracisë sonë. Ne shohim njerëz përndryshe
shumë të arsimuar që ngjiten në shkallën shkencore të suksesit, ndonëse shpesh
herë ajo është vendosur në murin e gabuar, atje ku humanizmi mungon.

6.Adhurimi pa sakrificë

 

Pa sakrificë, ne mund
të bëhemi aktivë në një kishë, por mbetemi joaktivë në ungjillin. Me fjalë të
tjera, ne kërkojmë fasadën sociale të fesë dhe devocionin e praktikave fetare.

7.Politika pa parime

 

Nëse nuk ka parime,
nuk ka të vërtetë. Shohim politikanë që shpenzojnë miliona dollarë për të
krijuar një imazh, megjithëse është sipërfaqësor, që i mungon thelbi, vetëm e
vetëm të fitojnë vota për të marrë postin. Dhe kur funksionon, shpie në një
sistem politik që vepron i pavarur nga ligjet natyrore që duhet të sundojnë. –
Mahatma Gandhi.