Totozani takohet me homologun kosovar, Hilmi Jashari

565
Avokati i Popullit, Igli Totozani, zhvilloi dje, në Prishtinë, një takim me homologun e tij kosovar Hilmi Jashari. Ky është takimi i parë zyrtar që Avokati i Popullit të Kosovës zhvillon që nga mandatimi më 3 korrik 2015. Totozani përgëzoi Jashari për zgjedhjen e tij në krye të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunimin dypalësh, duke pasur fokus ndjekjen e problematikave të qytetarëve respektivë në vendet tona, si edhe shkembimin e eksperiencave veçanërisht referuar punës së Mekanizmit Kombëtar Parandalues të Torturës . Homologët nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit edhe në planin rajonal dhe atë ndërkombëtar. Avokati i Popullit të Shqipërisë Totozani shprehu angazhimin për të mbështetur përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës në organizmat dhe rrjetet ndërkombëtare të institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut. Duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit të institucionit të Avokatit të Popullit me shoqërinë civile, të dy palët u dakorduan për zhvillimin së afërmi në qytetin e Kukësit të një auditoriumi të përbashkët me organizma të shoqërisë civile në Shqipëri dhe në Kosovë.
Sigal