Sigal

Furtuna dhe shiu që ka pushuar kryeqytetin pasditen e sotme nuk kanë kaluar pa pasoja.

Por fatmirësisht pasojat kanë qenë minimale.

Një skelë që ishte vendosur në një zonë të Tiranës, përballë Akademisë së Arteve është rrëzuar.

Fatmirësisht në momentet e rrëzimit të skelës nuk ka pasur kalimtarë apo makina, që mund të kishte pasoja të rënda.

Siç duket edhe nga fotografitë e bëra nga Gent Shkullaku i LSA-së, skela ka rënë në rrugë, duke e bllokuar lëvizjen e saj.