Tiranë – Seks dhe drogë në lokalet e natës, 7 vajza shpëtohen nga kthetrat e prostitucionit

548
Sigal

7 vajza të reja, 3 prej të cilave të mitura, kanë dalë nga
rrjetet e shfrytëzimit te prostitucionit nëpërmjet kontrolleve të Policisë së
Tiranës në lokalet në kryeqytet.

50 lokale kanë kaluar në sitën e
aksioneve të policisë.

Njëra prej vajzave të shfrytëzuara,
një 16–vjeçare nga Durrësi, pas kontrollit të policisë, tregoi se si e
shfrytëzonte për prostitucion njëri nga ortakët e një lokali të tillë. Drejtori
i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, thotë  se janë shoqëruar me
dhjetëra vajza, shqiptare e të huaja gjatë 22 kontrolleve të bëra.

Janë lokale kryesisht që ofrojnë
striptizë. Një pjesë e tyre vijnë nga Serbia.

Drejtori i Policisë së Tiranës
thotë se këto lokale përdoren edhe për veprimtari të tjera kriminale, kryesisht
në shpërndarjen e drogës. Gjatë këtij viti, janë regjistruar 8 procedime me
metoda speciale të hetimit, disa prej të cilave janë përfunduar me arrestime
dhe disa të tjera janë ende në ndjekje.

Sipas Hodajt, grupi i personave që
vepronte në zonën e rrugës së “Myslym Shyrit”, ishte një nga më aktivët në
kryeqytet, me më tepër se 25 persona të arrestuar dhe me rreth 500 mijë euro
xhiro vjetore dhe dhjetëra kilogramë heroinë e kokainë të shitur