Tiranë, burrë e grua zhvasnin klientët me premtimin se do t’i gjenin pasaporta të huaja

134
Policia e Tiranës ka çuar në qeli këtë të enjte një çift burrë e grua, nën akuzën e mashtrimit të disa shtetasve.
Armand Ita dhe bashkëshortja e tij me inicialet F.B, mashtronin klientët duke u thënë se do t’i pajisnin me pasaporta bullgare.
Policia njofton se janë mashtruar 4 persona dhe u janë vjedhur 3 mijë euro, si shumë e cila do t’u kthehej atyre me bërjen apo prokurimin e pasaportave bullgare.