Thellimi i Portit të Durrësit mban peng të gjitha investimet

838
Sigal

Të huajt kanë rritur kërkesën për mineralet shqiptare, mirëpo Porti i Durrësit nuk ka kapacitetet e nevojshme për transportin e mineraleve me anijet e tonazhit të rëndë. Anijet gjigandë që mbërrijnë  në Portin e Durrësit ngarkohen  në dy kohë, në kalatë dhe në radën e jashtme. Një kompani kineze ka kërkoi 1  milionë ton minerale shqiptare, sasia e parë e të cilave prej 52 mijë ton u ngarkua në një anije gjigande në Portin e Durrësit. Por ngarkesa e mineraleve bëhet në dy kohë, në kalatë dhe në radë, për shkak se thellësia e Portit të Durrësit është e vogël. Pasi anija mbushet vetëm me 50% të sasisë, në radën e jashtme 2 anije të tjera transportojnë mineralin që niset drejt Kinës. “Kjo ka bërë që të rritet kostoja e përpunimit dhe transportit, çka detyrimisht na vë përballë mundësisë së vetme të nisë urgjent thellimi i basenit ujor të portit”, deklaroi drejtori i Autoritetit Portual. Projekti i thellimit të portit   po mban peng të gjitha investimet e bëra deri tani, pasi nuk mund të futen në Portin e Durrësit anije me tonazh të thellë, në qoftë se nuk bëhet edhe thellimi i kanalit hyrës, si dhe kalatave, ku ankorohen anijet tregtare. Aktualisht thellësia është 8 .5 metra dhe synimi është që të futen anije me tonazh 300 mijë tonë në thellësi 11.5 metra, çka detyrimisht do të ulte kostot e të gjitha shërbimeve në Portin e Durrësit. Eduart Ndreu, drejtor i Portit të Durrësit tha se porti përballet me kufizime të mëdha në këtë drejtim, pasi anijet e tonazhit të rëndë, nuk mund  të ankorohen nëpër kalata me ngarkesë të plotë, çka i detyron ata të presin ditë me radhë në port, duke u shkarkuar më shumë vështirësi në radën e jashtme dhe për pasoje duke paguar më shumë taksa për afatin e gjatë kohor që qëndrojnë në port.