Të majtët shtrëngojnë duart, të djathtët vajtojnë vendet e punës

593
Sigal

BERAT/ Pas humbjes së thellë të koalicionit të djathtë menjëherë kanë filluar ethet tek punonjësit e administratës, sepse dy kampet që prej 8 vjetësh kanë patur përplasje me njëri-tjetrin për lakminë e vendeve të punës. Tashmë në zgjedhjet e fundit raportet ndryshuan. Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim iu hapë drita jeshile për të ‘zaptuar’ institucionet e zënë nga të djathtë që prej 8 vjetësh. Më entuziastë për vendet e punës janë ata të Partisë Socialiste, pasi ata të LSI-së, i shijuan për 4 vjet institucionet e Qeverisë Berisha dhe tashmë pas zgjedhjeve e gjetën të ‘shtruar tepsinë’. Një grup socialistësh në Berat, janë shprehur për gazetën se “ne po gëzojmë, sepse fitorja na buzëqeshi neve, ndërsa kundërshtarët tanë që na zëvendësuan, po vajtojnë vendet e punës. Ata i morën padrejtësisht duke hedhur në rrugë specialistët me të mirë që kishte qarku. Mjafton të kishe një diplomë false dhe menjëherë do të merrje një detyrë deri në institucionet më të larta”. Ekonomisti, Safedin Mika, i cili ka qenë i punësuar në një institucion shumë të rëndësishëm, ku me punën e tij dhe profesionin i shërbente jo vetën institucionit, por gjithë zhvillimit të shoqërisë. Por ai është zëvendësuar me një simpatizantë, i cili nuk ka qenë asnjë ditë në shkollë, por ka një diplomë. Shumë ndërmarrje shtetërore, tashmë priten të tronditen nga ndryshimet e mëdha, ku të pa aftit do të zëvendësohen me të aftët, të cilët kanë një karrierë dhe një specializim. Burime nga Partia Socialiste e Beratit, Kuçovës dhe Skraparit, bëjnë të ditur se së shpejti do të kalojnë në sitë të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore dhe do të shikohen me kujdes dokumentacionet dhe diplomat nëse janë të përshtatshme apo jo. Burime bëjnë të ditur se menjëherë pas emërimit të prefektit që i përket Partisë Socialiste, do të kryejë një reformë totale. Madje dhe tre nënprefekturat do të zëvendësohen nga e majta e bashkua LSI dhe PS./ Julian Xhelili