Tarifat për klasifikimin, sa do paguajnë hotelet për verifikimin në terren

193

 

Klasifikimi i strukturave akomoduese dhe lëshimi i certifikatës do të kalojë në një proces zinxhir që nis me kërkesën për vlerësim, me pagesën e tarifës apo verifikimin në terren. Grupi që do të bëjë verifikimin do të vihet në lëvizje vetëm pasi të jetë paguar detyrimi ndaj Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit. Në një vendim të veçantë janë përcaktuar edhe tarifat që do të paguhen nga strukturat për verifikimin të cilat janë vlerësuar me kosto për dhomë si dhe vendosjen e një tarife maksimale dhe minimale. Kështu një bujtinë ka koston e verifikimit 900 lekë për dhomë. Tarifa minimale për këtë kategori është 1500 lekë kurse maksimalja 100 mijë lekë. Për hotelet kostoja për dhomë është 1200 lekë. Tarifa minimale është vendosur 4500 lekë kurse ajo maksimale 100 mijë lekë. Për motelet verifikimi do të ketë një tarifë prej 900 lekë për dhomë. Në çdo rast tarifa minimale nuk mund të jetë më e ulët se 3150 lekë kurse maksimalja jo më e lartë se 75 mijë lekë. Resortet do të kenë një kosto për dhomë 1200 lekë. Tarifa minimale është 4500 lekë kurse maksimalja 120 mijë lekë. Qendrat kurative kanë një kosto për dhomë 1200 lekë kurse kostoja minimale dhe maksimale luhatet në 4050 lekë dhe 75 mijë lekë. Lista e tarifave për verifikimin në terren vazhdon edhe me struktura të tjera por këto koston e kanë për njësi ose për shtrat sipas kategorisë.