“Banka Credins”, partnere në veprimtari ndërkombëtare

617
Sigal

 

Flet koordinatori i konferencës “CEST 2016”, Gent
Dragoshi

 

Globalizimi,
zhvillimet ekonomike, përsëritja e cikleve të historisë, teknologjia dhe
inovacioni, të gjitha të para në analizë të thellë, mbi mënyrën sesi bëjnë impaktojnë
vendet apo jetën e njerëzve të thjeshtë. Janë të gjitha këto pika një busull
orientimi në kërkimet e disa prej akademikëve më në zë, që kanë vendosur që
rezultatet t’i bëjnë publike gjatë një konference që mbahet në Tiranë. CEST
2016 zhvendoset këtë vit nga zemra e Europës në vendin tonë dhe këtë herë ka
marrë formën e një shoqërie ndërkombëtare, që synon të krijojë një rrjet të
tërë akademikësh me kontribut në ekonomi, financiarë dhe aspektin social.
Koordinatori i konferencës, Gent Dragoshi jep edhe detaje mbi këtë konferencë.
Mikpritëse të eventit në Tiranë janë “Albanian Socio Economic Think Tank” dhe
“Credins Bank”. Në fjalën e saj, drejtoresha e marketingut e Credins Bank,
Lauresha Basha, u shpreh se zhvillimet e fundit dinamike të bankës, e bëjnë atë
një partner të mirë dhe të gatshëm, në mbështetje të aktiviteteve me prani
akademike. “Jemi shumë të lumtur që mirëpresim këtë konferencë. ‘Credins’ e
vlerëson shumë praninë e akademikëve që flasin për ekonominë dhe zhvillimet në
sektorin financiar. ‘Banka Credins’ është një nga liderët e tregut. Jemi banka
e tretë më e madhe dhe të lumtur që jemi e para bankë shqiptare në treg. Si
grup, kemi zhvillime të tjera të rëndësishme siç është ‘Credins Invest’, që u
themelua qershorin e kaluar, ndërkohë që po punojmë për bursën. Mendojmë se e
gjitha kjo na bën një partner të mirë për konferencën tuaj”, tha Basha. Kreu i
Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, u shpreh se tashmë
biznesi shqiptar e ka kuptuar rëndësinë që ka inovacioni dhe teknologjia,
ndërkohë që është pozitive kur bankat bëhen promotore të saj, por edhe
mbështesin nisma që lidhen me kërkimin shkencor në funksion të ekonomisë. Në
gjithë temat më aktuale ekonomike, përjashtim nuk bënte as Shqipëria.
Zëvendëspresidenti i CESTIRA, Krzysztof Kompa, u ndal në mënyrën sesi
konvergojnë rritjet ekonomike të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian,
duke marrë në analizë me shumë faktorë se GDP për frymë. “Në këtë kërkim ne
shohim sesi ekonomia e Shqipërisë konvergon me ato të Ballkanit Perëndimor dhe
si këto ekonomi konvergojnë me Europën. Pyetja që shtrohet është si ta mund matim?
Tradicionalisht matet duke parë GDP-në për frymë, por në kërkimin tonë ne
përdorim faktorë të ndryshëm për të përshkuar zhvillimin dhe konkluzioni është
që edhe pse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë aq të zhvilluara në raport
me Bashkimin Evropian, ka progres dhe lideri në të është Shqipëria. Të dhënat i
referohen viteve 2009-2014”, tha Kompa.