Tahiri-emigrantëve: Rregjistrohuni që të merrni shërbimet aty ku banoni

587
Qeveria shqiptare i ka kërkuar të gjithë emigrantëve që jetojnë jashtë Shqipërisë që të regjistrohen dhe të regjistrojnë adresën e tyre të banimit, në mënyrë që shteti shqiptar ti shërbejë aty ku ata ndodhen, pa pasur nevojë të vijnë këtu, apo të shkojnë në konsullata.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë prezantimit të projektligjit për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë tha se kjo është kontrata e re patriotike që qeveria do të ketë me të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Tahiri: Mesazhi themelor sot për emigrantët është: Nëse e do vendin tënd regjistrohu, regjistro adresën ku banon, shtetin ku banon dhe ne kemi detyrimin të të shërbejmë aty ku banon. Nëse je emigrant dhe do të marrësh një çertifikatë, do të marrësh një vulë, do të shërbehesh nga shteti yt, pa u dashur që të vish këtu apo pa u dashur për të shkuar në konsullatë mijëra km larg regjistro banesën ku banon sepse shteti ka detyrimin të të shërbejë. Do të thotë që një emigrant që jeton prej shumë vitesh jashtë Shqipërisë, që nuk e ke haruar vendin tënd, që vjen cdo vit, regjistrohu sepse kjo është kontrata e re patriotike që kemi ne me ata që jetojnë jashtë Shqipërisë. Kjo është Shqipëria që jeton jashtë Shqipërisë dhe kemi detyrimin të gjithë bashkë të bëjmë çështe e mundur që nëpërmjet detyrimit të bëjmë çështë e mundur ti shërbejmë shqiptarëve ku banojnë, në Itali, Greqi në cdo vend të BE apo kontinenteve të tjera.
Ministri bëri dhe një pasqyrim të situatës së shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe brenda vendit, duke theksuar se nuk dihet saktësisht sa është numri i shqiptarëve dhe ku banojmë. Tahiri tha se Shqipëria në letër është ndryshe nga ajo që shohim çdo ditë.
Tahiri: Është thuajse e vështirë të përcaktojmë sa jemi, ku banojmë dhe për të bërë atë që duhet të bjmë ndaj qyetarëve që të japim shërbime. Shqipëria në letër është ndryshe nga sa e shohim përditë. Nëse i referohemi shifrave janë qytetarë të regjistruar mbi 4.4 mln që nuk janë të gjithë në Shqipëri. Nuk janë të gjithë për arsye që i dime. Pra nga njëra anë nuk dimë sa janë këtu dhe ku dhe nga ana tjerër nuk dimë sa janë jashtë dhe ku. Dimë që ka shqiptarë që mbajnë lidhje aktive me Shqipërinë dime që shteti e ka të vështirë ti shkojë nga pas.
Edhe kryeministri Rama vlerësoi emigrantët duke i konsideruar ata si një pasuri që nuk duhet kënë jashtë inventarit. Kreu i qeverisë tha se të gjitha qeveritë në 25 vjet, i kanë parë shqiptarët që jetojnë jashtë si të huaj.
Rama: Ata që emigrojnë janë një pasuri që asnjë shtet dhe asnjë shoqëri nuk ka luksin ta lëri jashtë inventarit. Shqipëria dhe për shkak të mungesës së një shteti serioz ka 25 vjet që këtë pasuri të çmuar e ka lënë jashtë inventarit dhe që shqiptarët jashtë atdheut i ka trajtuar si shtetas të huaj.
“Shqipëria lindi nga zoti, shpëtoi nga rastësia dhe vdiq nga politikanët”, thoshte Konica. Por Konica nuk e jetoi tranzicionin, por jamë i bindur që të gjithë ata që e kanë jetuar e kanë parë Shqipërinë në 20 e kusuar vite si të “lindur nga zoti, që e ka shpëtuar rastësia kur politikanët e kanë vrarë”
Sigal