Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare gazetari i njohur sportiv, ikona e televizionit Vladimir Grillo

289
Sigal

Shuhet në moshën 74-vjeçare ikona e ekranit të RTSH Vladimir Grillo. Grillo vuante nga një sëmundje e rëndë prej dy vjetësh. Me mbi 40 vjet eksperiencë në ekranin, ai ishte kthyer në një ikonë të gazetarisë televizive sportive.

Me një zë karakteristik, profesionalizëm, njohje të thellë të sportit dhe problemeve shqiptare, ai ka realizuar mijëra orë komente ndeshjesh kombëtare dhe ndërkombëtare, për të gjitha sportet.

Grillo mbaroi Institutin Histori-Filologji, dega gjuhë-letërsi në vitin 1969. Më 3 janar të vitit 1970 filloi punë në RTSH për të qëndruar deri në fund të jetës.

Vitin e kaluar, më 2 korrik 2020 Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” zotin Vladimir Grillo “Për kontributin dhe vlerat e veçanta në përcjelljen me cilësi të veprimtarive sportive, duke promovuar arritjet në disiplina të ndryshme sportive, si një komentator sportiv i spikatur në Radio-Televizionin Shqiptar, me vlera estetike e qytetare”.

 

 

Dekorim Vladimir Grillo