Snajperat hipin mbi çatinë e Kryeministrisë, qëllojnë protestuesit me gaz lotsjellës

581
Sigal

Situata vijon të jetë e tensionuar para Kryeministrisë ku po zhvillohet protesta e opozitës. Ndërkohë që protestuesit po përpiqen të hyjnë në shkallët e Kryeministrisë dhe te skela, disa snajperistë nga lart po i godasin me plumba me gazlotsjellësh.

Kjo është hera e dytë që protestuesit tentojnë të futen në Kryeministri por snajperat nuk po i lejojnë duke qëlluar në drejtim të tyre.

Si pasojë e gazit lotsjellës kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Të pranishmit u kanë ardhur në ndihmë të lënduarve të shtrirë përtokë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, katër nga të plagosurit janë protestues ndërsa dy të tjerët janë punonjës të policisë.