Sigal

Shpesh qytetarët ankohen për mos marrjen e shërbimit të duhur, ose kur çmimi nuk e justifikon atë. Abuzimet që ndodhën rëndom nga bizmesmenët në jug të vendit tonë, morën edhe rezultatin e pritshëm, ku qytetarët morën valixhet për të pushuar jashtë.

Kjo është parë si zgjidhja ideale vitet e fundit, e në këtë qarkullim të vakët të pushuesve, një mënyrë e mirë është për ti grabitur ata ‘sy më sy’.

Një briosh 650 lekë, ose një omletë 900 lekë, çuditën pushuesit, të cilët lanë edhe qindarkat e fundit vetëm për një fundjavë në plazh.

Kjo faturë është prerë në Rinas, ku të pish vetëm kafe dhe ujë të duket sikur jeton në Paris.

Nga një përllogaritje e thjeshtë, aq sa kushton një kafe me ujë në Rinas, aq shkon edhe një ditë pune për shqiptarët.