Studentët e mjekësisë: Qeveria e turpit! Do të bojkotojmë vitin akademik

43
Sigal

Studentët e Mjekësisë kanë bërë thirrje për arsim cilësor teksa marshojnë kundër vendimit të qeverisë që nuk i lejon të largohen nga vendi.

“Qeveria e turpit”, “E duam mjekësinë si gjithë Evropa”, dëgjohen studentët duke thirrur teksa marshojnë nga Universiteti i Mjekësisë drejt Kuvendit, duke bllokuar njërin aks të rrugës.

Forca policie po i shoqërojnë studentët gjatë marshimit të tyre. Ndërkohë studentëve të Mjekësisë iu janë bashkuar edhe ata të UBT-së.