Simon Miraka mesazh ngushëllimi për vdekjen e antikomunistit Nikollë Kaçaj

1368
Këtë fillim shtator është ndarë nga jeta një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të komunizmit Nikoll Kaçaj. Lindur dhe rritur në Malësi të Madhe, Nikollë Kaçaj e kaloi një pjesë të madhe të jetës së tij në kampet e internimit. Nikollë Kaçaj, u brymos në familjen e tij me idetë antikomuniste. Kjo familje njihet për reputacionin e saj të madh që ka pasur dhe ka në Malësinë e Madhe. Shumë miq dhe shokë I dhanë lamtumirën e fundit Nikollë Kaçajt. Në nder të tij mbajti një fjalim edhe Simon Mirakaj, shokë fëmijërie me të dhe aktualisht anëtar i Komisionit për hapjen e dosjeve. Familja Kaçaj kaloi përmes një kalvari vuajtjesh në kohën e komunizmit. Familja ka humbur një prej njerëzve të saj më të dashur. “Nikollë, ti do mbetesh një kujtim i bukur për bashkëshorten si një bashkëshortë i mirë, do mbetesh një kujtim i bukur për fëmijët si një babë i mirë, do mbetesh një kujtim i bukur për vëllanë si një vëlla i mirë, do mbetesh një kujtim i bukur për nipa e mbesa e për të gjithë ata që të kanë njohur. Nikollë, fli i qetë se stafetën e kësaj familjeje fisnike e kanë në dorë një brez i ri që ndihet krenar e do ta ngrenë në piedestalin që meriton emrin e kësaj familjeje. Qoftë i lehtë dheu! Pushofsh në paqe!”, shkruan Simon Miraka.
Sigal