Qëlloi me armë zjarri biznesmenin e njohur, pezullohet punonjësi i SHKB-së (Detajet)

598
Polici i SHKB në Burgje është pezulluar nga detyra, pasi plagosi me armë një biznesmen në Tiranë mbremjen e djeshme tek “Pazari i Ri”
Drejtori i SHKB ka firmosur urdhrin e pezullimit per Kleant Musabelliun 43-vjecarin i cili ishte punonjës i SHKB-së së Burgjeve.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00, para një lokali te “Pazari i Ri”, në Tiranë.

Pëllumb Gjoka, nga Shkodra, njihet si ish-pronari i shoqërisë “Rozafa”, aktualisht ka në pronësi një hotel në Tiranë.

Dëshmitarët kanë deklaruar në polici se fillimisht konflikti ka nisur në ambientet e lokalit, por i plagosuri, duke tentuar të qetësojë situatën i ka kërkuar autorit që të dilnin jashtë.

Por pak sekonda pasi kanë dalë jashtë, Musabelliu ka qëlluar drejt tij me armën e shërbimit, duke e lënë të plagosur.
Sigal