Siguria ushqimore dhe kategoritë e analizave që realizon ISUV

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe i Veterinarisë (ISUV) është Instituti i Referencës Kombëtare për Shqipërinë në lidhje me sigurinë ushqimore. Dy departamentet, të cilat janë të përfshirë në sigurinë ushqimore, funksionojnë bazuar në ligjin “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë” Nr. 10465, datë 29.09.2011, ligjin e “Për Ushqimin” Nr. 9863, datë 28.01.2008, dekrete të qeverisë, norma kombëtare dhe/ose ndërkombëtare, me të cilat shteti urdhëron zbatimin me akte dhe normativa (direktiva dhe vendime të komunitetit evropian).

Organizimi i Departamentit të Menaxhimit të Cilësisë dhe Shërbimeve
Misioni i Departamentit është ngritja e kompetencës teknike të laboratorëve të provave, me qëllim që Laboratorët e Institucionit tonë, si i vetmi Institucion Reference në Shqipëri, të japin rezultate sa më të besueshme. Për këtë qëllim, stafi i Departamentit në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme ka marrë pjesë në të gjitha proceset apo aktivitetet e ISUV-it, si të tipit menaxhues, ashtu edhe teknik. Departamenti është i përbërë nga dy Sektorë:

1. Sektori i Menaxhimit të Cilësisë

Pjesë integrale e tij janë:
- Laboratori i Metrologjisë, i cili merret me kontrollin e brendshëm të instrumenteve matëse; Preparatoria Speciale, e cila merret me përgatitjen e terreneve kulturale;
- Zyra e Pritjes së Kampionëve, përgjegjëse për pranimin e kampionëve për laboratorët e Departamentit të Mikrobiologjisë Ushqimore e Monitorimit të Ujërave dhe Departamentit të Toksikologjisë, Monitorimit të Mbetjeve dhe Cilësisë.

2. Sektori i Burimeve Njerëzore dhe i Shërbimeve
Garanton zbatimin e procedurave për prokurimet e nevojshme, me qëllim realizimin në kohë të aktiviteteve të ISUV-it, si dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit në fuqi në fushën e administrimit të burimeve njerëzore.

Sipas objektivave institucionale, objekt i aktivitetit të Departamentit ka qenë ruajtja e standardeve të arritura në laboratorët e Akredituar të Departamentit të Mikrobiologjisë Ushqimore dhe zgjerimi i Sistemit të Menaxhimit në laboratorë të tjerë të ISUV-it.

Kategoritë e analizave që realizon ISUV

Sektori realizon dy kategori analizash: 
• Analiza zyrtare (analiza në kuadër të planeve të monitorimit dhe të inspektimeve të AKU-së); 
• Analiza jozyrtare, të autokontrollit.

Aktiviteti i tij monitorues është bazuar në zbatimin e tri Planeve Kombëtare, pikërisht në: 
1. Planin e kampionimit të zonës së rritjes dhe mbledhjes së molusqeve bivalvë të gjallë, BM1: Laguna e Butrintit, Sarandë (Nr. 8795 Prot., datë 17/12/2014 dhe Nr. 424 Prot., datë 16/01/2015); 

2. Planin e kampionimit të zonës së rritjes dhe mbledhjes së molusqeve bivalvë të gjallë, Gjirin e Shëngjinit, (Nr. 424 Prot., datë 16/01/2015);

3. Planin e kampionimit të zonës së rritjes dhe mbledhjes së molusqeve bivalvë të gjallë, Gjiri i Butrintit, në Ksamil, Sarandë, Qarku Vlorë (Nr. 424 Prot., datë 16/01/2015 dhe Nr. 9658 Prot., datë 15/12/2015);

4. Planin e marrjes së mostrave dhe kontrollit në prodhimin dhe tregtimin e produkteve të peshkimit për disa nga parametrat më të rëndësishëm (Nr. 424 Prot., datë 16/01/2015). 

5. Është për t’u vlerësuar nisma për zgjerimin e monitorimit të zonave të rritjes së midhjes, duke qenë se synimi ynë, si MBZHRAU është rihapja e eksportit të midhjeve. 

Në zbatim të këtyre planeve, sektori ka analizuar 3 kategori matricash: 
1. Kampionët e molusqeve bivalvë të gjallë (M. galloprovincialis) për praninë e biotoksinave PSP, ASP; kampionët e molusqeve bivalvë të gjallë (M. galloprovincialis) për hidrokarburet aromatike policiklike (PAH); kampionët e ujit për përcaktimin e fitoplanktonit potencialisht toksik dhe të algave mikroskopike bentonike/epifitike potencialisht toksike;

2. Mostrat e peshkut të freskët për praninë e TVB-N-së dhe histaminës. Përveç analizave të mësipërme, sektori kryen edhe përcaktimin e histaminës në peshq/produkte peshkore, në kuadër të analizave zyrtare dhe të autokontrollit. Struktura analitike e sektorit përfshin 7 metoda analitike të operueshme (Tabela 10) në 16 grupmatrica.
Katër prej metodave, janë të akredituara nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare:

• Metoda për vlerësimin e sasisë dhe përbërjes së fitoplanktonit;
• Përcaktimi i “Paralytic Shellfish Poisoning”/PSP në molusqet bivalvë;
• Përcaktimi i acidit domoik “Amnesic Shellfish poisoning”/ASP në molusqe; 
• Përcaktimi i histaminës në produktet peshkore.

Struktura e ISUV
Funksioni i përgjithshëm
Monitoron gjendjen epizootike te vendit për sëmundjet virale, bakteriale, parazitare, zooteknike dhe helmimeve;
Diagnostikon sëmundjet dhe përcakton skemat e efikase për luftimin e tyre;
Prodhon biopreparatet veterinare si : vaksina, alergene, antigene etj;
Kontrollon pjesën mikrobiologjike të produkteve dhe nënprodukteve ushqimore me origjine shtazore (te prodhuara ne vend ose te importuara);
Ben kontrollin e mbetjeve te substancave;
Departamenti i Shëndetit të Kafshëve
Departamenti i Shëndetit të Kafshëve . Ky departament përbëhet nga 6 sektorë;

a) Sektori i Bakteriologjisë
Ky sektor përbëhet nga;
Laboratori i sierologjisë
Laboratori i bakteriologjisë
b) Sektori i Virologjisë 

Ky sektor përbëhet nga;
Laboratori i anatomohistiopatologjisë
Laboratori i sëmundjeve virale të shpendëve
Laboratori i sëmundjeve virale të kafshëve
Laboratori i biologjisë molekulare
Laboratori i iktiopatologjisë
c) Sektori i Mykologjisë.
d) Sektori i Parazitologjisë
Laboratori i parazitologjisë.
e) Sektori i Epidemiologjisë
f) Sektori i Kontrollit të Barnave Veterinare
Departamenti i Mikrobiologjisë Ushqimore
Ky departament përbëhet nga 2 sektorë e përkatësisht :
a) Sektori i Kontrollit Mikrobiologjik të Produkteve Shtazore.

Ky sektor përbehet nga:
Laboratori i kontrollit mikrobiologjik të qumështit dhe nënprodukteve të tij.
Laboratori i kontrollit mikrobiologjik të prodhimeve të detit.
Laboratori i i kontrollit mikrobiologjik të mishit dhe nënprodukteve të tij.
Laboratori i i kontrollit mikrobiologjik të ushqimeve të kafshëve.
b) Sektori i Produkteve të Peshkut dhe Monitorimit të Molusqeve.
Ky sektor ka në përbërje të vet këto laboratorë:
Laboratori i biotoksinave
Laboratori i fitoplanktonit
Laboratori i histaminës.
Departamenti i Toksikologjisë dhe Cilësisë
Ky departament është i përbërë nga 3 sektorë
a) Sektori i Toksikologjisë dhe Mbetjeve.
Ky sektor ka në përbërje të tij laboratorët;
Laboratori i mbetjeve të medikamenteve veterinare.
Laboratori i mbetjeve të metaleve të rënda.
b) Sektori i Vlerësimit të Cilësisë së Ushqimeve.
Ky sektor përbëhet nga këto laboratorë;
Laboratori i drithërave dhe nënprodukteve të tij
Laboratori i qumështit dhe nënprodukteve të tij.
Laboratori i verës dhe pijeve alkoolike.
Laboratori i vajit, yndyrave bimore dhe konservave të produkteve bimore të përpunuara
Laboratori i ujërave dhe produkteve të tjera ushqimore.
c) Sektori i Analizave të PMB-ve.
Ky sektor përbëhet nga :
Laboratori i regjistrimit të pesticideve.
Laboratori i vlerësimit të lëndës aktive.