Shullazi shtyn gjyqin

476
Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe personat e tjerë të pandehur që po gjykohen për gjobvënie dhe kërcënine kanë arritur të dështojnë edhe një tjetër seancë gjyqësore. Burime nga salla me dyer të mbyllura të gjyqit thanë se ata kanë protestuar për avokatin e caktuar nga gjykata. Kujtojmë se në seancën e djeshme dha dorëheqjen avokati i Danit, në këto kushte gjykata caktoi avoktat. Ai nuk e ka pranuar avokatin, duke i kërkuar gjykatës t’i caktonte si avokat Eno Bushin. Gjykata rrëzoi kërkesën e tij. Në këto kushte të pandehurit dhe avokatët e tyre u larguan nga seanca në shenjë demonstrative. Kjo është hera e tretë që seanca gjyqësore për dëgjimin e dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqja dështon.
Dëshmitari duhet të dëshmonte me video në mënyrë që gjykata ta njohë si provë dëshminë e tij që do t’i bashkangjitet dosjes hetimore. Sipas Ylvi Beqajt nën kërcënimin e armës Emilajno Shullazi dhe banda e tij në i ka marrë pronësinë për një pjesë të ish-hotel Vollgës në Durrës dhe 550 mijë euro.
Praktika që po ndjek Shullazi është e njëjtë me atë të Dritan Dajtit që shtyu pafundësisht gjyqin për të përfituar nga tejkalimi i afateve hetimore.