Shteti u siguron jetën, vetëm 2% të policëve ushtarakë që rrezikohen prej krimit!

517
Dy vjet, nga absurdi zyrtar, shteti nuk reagon ndaj ankesës që kanë bërë punonjësit
Në datën 20 nëntor 2015, gazeta “Telegraf” denoncoi skandalin shtetëror, që lidhej me sigurinë e jetës së oficerëve të shërbimit informativ të ushtrisë dhe të shërbimeve të tjera në ushtri, të cilat përbëjnë rrezik për jetën e punonjësve! Sipas një vendimi qeverie, në Statusin e këtyre ushtarakëve përcaktohet edhe kategoritë që e përfitojnë këtë siguri jete me mbrojtje nga shteti! Çfarë ndodh? Shteti u siguron jetën, vetëm 2% të policëve ushtarakë që rrezikohen prej krimit, kur të gjithë janë të ekspozuar përballë krimit për shkak të detyrës! Më konkretisht, këtë absurd e ligjëron VKM Nr. 904, datë 11. 11. 2015 “Për përcaktimin e kategorive të përfituesve, të masave e të kritereve për sigurimin e jetës së punonjësit të policisë ushtarake në Republikën e Shqipërisë”. 
Ja VKM-ja e plotë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 40, të ligjit nr. 13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave 
VENDOSI: 
1. Ministria e Mbrojtjes të bëjë sigurimin e jetës në masën deri në 2% të personelit, sipas tabelës së organizimit dhe të pajisjeve të punonjësve të Policisë Ushtarake. 
2. Kategoritë që përfitojnë sigurim jete janë: 
a) punonjësit, të cilëve, për shkak të detyrës funksionale, u rrezikohet jeta, si më poshtë vijon: 
– Oficerë të Policisë Gjyqësore
– Inspektorë dhe agjentë të Policisë Kriminale
– Inspektorë të qarkullimit rrugor
– Inspektorë të rendit ushtarak. 
b) punonjësit e tjerë, të cilët vënë jetën në rrezik dhe që përcaktohen në urdhrin e Komandantit të Policisë Ushtarake për kryerjen e detyrave operacionale.
Sigal