Shqiptari plagos me armë zjarri borxhliun në sallonin e lojrave të fatit

219

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi më datë 13 shtator qëlloi një një shtetas italian për çështje borxhesh. Ngjarja ndodhi në Acilia, ku shqiptari 35 vjeçar, M. R, i njohur për precedentët me drogën plagosi me një plumb në kofshë italianin 53 vjeçar, E. L.

Ngjarja ndodhi në një sallon lojrash në rrugën Francesco Ingolo, ku pasi qëlloi në kofshë viktimën, më pas u arratis.