Shqipëria, shteti që vjedh emigrantët shqiptarë

435

Shpëtim Zinxhiria

Nuk ka logjikë ajo çka po
ndodh me emigrantët shqiptarë, të cilët ndihen të shfrytëzuar nga dy vende,
edhe pse ata punojnë dhe jetojnë në një vend të vetëm. Sigurimet Shoqërore në
Shqipëri me miratimin e shtetit shqiptar po u zhvatin me pa të drejtë miliona
lekë shqiptarëve që punojnë në Greqi, duke shkelur të drejtat më themelore të
njeriut, që pensioni merret atje ku punohet. Shqipëria sot në kushtet aktuale i
ka të gjitha mundësitë për të realizuar marrëveshjen për njohjen e viteve të
punës se emigrantëve shqiptare në Greqi, në të kundërtën nuk ka përse i detyron
shtetasit e saj në kundërshtim me çdo ligj ndërkombëtar që të derdhin para për
së dyti në Shqipëri.
Prokuroria e Përgjithshme në Shqipëri i ka të
gjitha mundësitë për të filluar hetimin lidhur me shkeljen e ligjeve edhe të
Kushtetutës shqiptare, pasi mbi ligjet e Shqipërisë funksionojnë edhe ato
ndërkombëtare.
Me
manual të ndryshme për pension pleqërie po josh emigrantët me atë të
ashtuquajtur “sigurim vullnetar”kur këta të shkretë për të marrë pension duhet
të kontribuojnë minimalisht të paktën 15 vjet. Dhe këtu fillon padrejtësia, ku
indinjon çdo emigrant shqiptar, i cili pas 25 vitesh punë të ndershme në Greqi,
ndodhet sot në vështirësi në mes të katër rrugëve për të ardhmen e tij.

10 vite më parë

Kanë kaluar dhjetë vjet nga
rinovimi i protokollit të bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe qeverisë
Greke në gusht të 2006, kryesuar nga kreu i ISSH, ndërsa dy më pas në nëntor të
2008 është rënë dakord për nisjen e procedurave për nënshkrimin e një
Protokolli Teknik Bashkëpunimi midis ISSH dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore
të Greqisë (IKA). Bisedime dhe vetëm bisedime… Këtu fillon padrejtësia ndaj
emigrantëve nga paaftësia e shtetit shqiptar, i cili nuk është në gjendje për
të realizuar marrëveshjen shtetërore ndërmjet dy vendeve për pensionet e pjesshme
të pleqërisë.

300 mijë shqiptarë humbasin pensionet në Greqi

Vetëm në këtë vend gjatë 25
viteve kanë humbur deri tani të drejtën e marrjes së pensionit të pjesshëm
rreth 300 mijë shqiptarë, kjo falë paaftësisë së shtetit shqiptar. Deri tani
nuk ka asnjë informim në mbrojtjen e fushës e mbrojtjes në sigurimet shoqërore,
edhe pse të dy palët kanë nënshkruar protokolle përkatëse. Emigrantët vazhdojnë
të jenë ende të paqartë në këtë drejtim.

 

Majko: Mohimi i njohjes së
viteve të punës të emigrantëve shqiptarë, aktualisht përbën sot një korrupsion

Lidhur me këtë padrejtësi,
ish-kryeministër dhe deputeti Pandeli Majko në vitin 2012 ka theksuar se:
“Fenomeni
i mohimit të njohjes së viteve të punës të emigrantëve shqiptarë aktualisht
përbën sot një korrupsion të llojit të veçantë. Ky problem social sa vjen dhe
do të bëhet çështje e ditës. Pritshmëria e emigrantëve shqiptarë për njohjen e
viteve të punës, në kushtet e krizës ekonomike europiane kanë përballë heshtjen
dhe mosprofesionalizmin e institucioneve shqiptare.
Për faj të politikës reciproke, vetëm në Greqi,
mbi 300 mijë emigrantë rrezikojnë të humbasin pensionet e tyre. Shteti i
Greqisë pak kohë më parë bëri marrëveshje reciproke me Australinë për këtë çështje
për emigrantët e vet. Qeveria shqiptare, deri tani, nuk është kujtuar për të
biseduar për këtë çështje, e cila do të sjellë për emigrantët e sotëm pasoja të
parikuperueshme. Instituti i Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë ka zgjedhur
rrugën më të lehtë dhe në kurriz të emigrantëve. Ai u kërkon emigrantëve të
bëjnë sigurimin vullnetar pranë tij. Një praktikë tepër e “çuditshme”, që i
detyron emigrantët të sigurohen edhe në sigurimet shoqërore shqiptare. Duket se
u zgjodh rruga më e lehtë në kurriz të emigrantëve shqiptarë dhe jo dialogu për
njohjen e pensionit nga homologët grekë.”

Ky është një mesazh i qartë, ku tregon se shteti
shqiptar ka zgjedhur rrugën më të lehtë, atë të bashkëpunimit me institucionin
ISSH, duke shkelur çdo logjikë në ndërtime të ligjeve, por duke shkelur ato.

Vjollca Braho: Emigrantët nuk kanë asnjë mundësi që t’u njihen pensionet: Kështu ka deklaruar (19 shkurt 2014) për mediat ish
– Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Vjollca Braho, duke theksuar
se,
autoritetet e këtyre shteteve nuk pranojnë të firmosin marrëveshje për njohjen
e kontributeve të kësaj kategorie

 

67 marrëveshje me Greqinë, asnjë
për sigurimet shoqërore

Edhe pse ndërmjet dy vendeve janë bërë 67
marrëveshje, dëshira për një fqinjësi të mirë mbetet vetëm një dëshirë. Njohja
e sigurimeve shoqërore, është nga problemet më të mëdha që shqetësojnë
emigrantët tanë, përballë indiferentizmit të shtetit shqiptar, një
indiferentizëm që me të drejtë po indinjon sot çdo emigrantë shqiptarë.
Zgjidhja e këtij problemi në rrugë juridike apo politike do të jetë një zgjidhje
përfundimtare për pensionet të tyre të pleqërisë. Faktikisht ku edhe
emigracioni është më i madh, me shtetin fqinjë helen janë zhvilluar edhe dy
takime të nivelit ministror, si dhe tre takime në nivel specialistesh, ku e
fundit më 2008 ka qenë me Institucionin e Sigurimeve Shoqërore Shqiptare. Për
mbrojtjen sociale të emigranteve shqiptare është organizuar në Tiranë
Konferenca rajonale Ministrore, ku është shprehur gatishmëria për bashkëpunim e
legjislacionit në fushën e sigurimeve shoqërore, por siç dihet deri më sot
vetëm premtime ka patur.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore
zgjedh rrugën më të lehtë, në kurriz të emigrantëve

Po e njëjta gjë ndodhi edhe me drejtuesit e
Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë në një takim që u mbajt në ambientet e
ambasadës sonë në Athinë më 2008, të cilët në vend që të kërkonin Greqisë
njohjen e viteve të punës emigrantëve tanë, kërkonin nga emigrantët që këta të
bënin sigurimin vullnetar pranë këtij institucioni shtetëror. Një praktik tepër
e dënueshme, që i detyronin emigrantët që të siguroheshin edhe në sigurimet
shoqërore shqiptare, në një kohë kur duhej ngritur zëri nga ky dikaster apo
institucion shtetëror për njohje pensioni nga homologët grek. Po si gjithnjë u
zgjodh rruga më e lehtë dhe më e pa ndershme në kurriz të emigrantëve, ku çdo
vit premtime dëgjojnë dhe marrëveshje për pensione nuk po shikojnë.


500 mijë emigrantë paguajnë nga
xhepi sigurimet shoqërore (IKA)






















 Një
ndër katër të siguruar në (IKA) është emigrant ekonomik në një kohë kur shteti
grek akoma nuk u njeh emigrantëve shqiptarë për pension vitet e punuara në
Greqi. Po, sipas të dhënave zyrtare (IKA), NGA 1.900.000 punëtorë të siguruar
në të, mbi 500.000 janë emigrantë ekonomik. Nga këta 243.033, ose 25% janë
emigrantë shqiptarë. Politika dhe presionet e ndryshme kanë ndikuar që numri i
madh i emigrantëve të huaj të siguruar në sigurimet shoqërore (IKA), ka bërë që
kjo të ketë një “frymëmarrje” më të gjerë dhe arkat e saj të mbushen në një
masë të madhe nga mundi, djersa dhe gjaku i emigrantëve. Një fakt pozitiv për
sigurimet shoqërore është se, nëpërmjet parave të derdhura për “sigurimin e
emigrantëve” mbulohen shumë vrima për sa u përket pensioneve apo subvencionimeve
të ndryshme. Karakteristikë është fakti se emigrantët, të cilët aktualisht
paguajnë shuma të mëdha në siguracionet në (IKA), nuk do të përfitojnë në një
të ardhme të afërt pensionin, për faktin se kuadri ligjor grek nuk parashikon
një gjë të tillë. Nga studimet e sindikatave të përgjithshme greke rezulton se,
nga të ardhurat në (IKA) paguhen pensionet e të gjithë pensionistëve të
Greqisë, atëherë vetëm nga të ardhurat e emigrantëve në sistemin e sigurimeve,
shteti grek do të kishte një përfitim prej 1% të Produktit të Përgjithshëm
Kombëtar. Pra, kjo është arsyeja që ky vend nuk legalizon një herë e
përgjithmonë emigrantët njëlloj si vendet e tjera europiane. Pasi ligji në
themel të tij është ndërtuar mbi interesin e vlerës së parasë, të zhvatë sa të
mundë…

25% e të siguruarve në sigurimet
shoqërore janë emigrantë






















Kontributi i emigrantëve në
përgjithësi në sigurimet shoqërore (IKA) është i padiskutueshëm dhe asnjë nuk
mund ta mohojë këtë gjë, pasi faktet flasin vetë. Një ndër katër të siguruar në
sigurimet shoqërore është emigrant ekonomik, në një kohë kur shteti grek akoma
nuk u njeh emigrantëve shqiptarë për pension vitet e punuara në Greqi. Sipas të
dhënave zyrtare, nga 1.900.000 punëtorë të siguruar, mbi 500.000 janë emigrantë
ekonomikë. Nga këta 243.033, ose 25%, janë emigrantë shqiptarë. Politika dhe
presionet e ndryshme kanë ndikuar që numri i madh i emigrantëve të huaj të
siguruar në sigurimet shoqërore ka bërë që IKA të ketë një frymëmarrje më të
gjerë dhe arkat e saj të mbushen me të ardhura nga mundi, djersa dhe gjaku i
emigrantëve.

60 mijë gra shqiptare paguajnë
sigurimet shoqërore nga xhepi i tyre

Më shumë se dy dekada, gratë dhe vajzat shqiptare
që punojnë në shtëpitë e vendasve i paguajnë sigurimet shoqërore nga xhepi i
tyre, por gjithashtu në të njëjtën kohë janë të detyruara nga shteti shqiptar
që të paguajnë edhe në Shqipëri për pension pleqërie. Një padrejtësi e
anashkaluar rastësisht apo qëllimisht? Në asnjë vend të botës nuk veprohet në
këtë mënyrë pasi ligjet e vendeve të tjera janë mbështetur mbi logjikën dhe
drejtësinë. Askush nuk thotë se Institucioni i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri
(ISSHSH) punon në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, me konventën në mbrojte
të drejtave të njeriut, por mbi të gjitha që shkel Kushtetutën e Shqipërisë.
Për këtë Prokuroria e Përgjithshme në Shqipëri i ka të gjitha kushtet për të
filluar hetimet, pasi shteti shqiptar në mungesë të
një strategjie për emigracionin zgjodhi rrugën më të lehtë në kurriz të qindra-mijëra
emigrantëve shqiptarë. Ky është realiteti i dhimbshëm, të cilin për ta
ndryshuar duhet më së miri ta njohësh në fillim si problem. Por mbi të gjitha
problemi nuk mund të njihet larg, pasi qeveria aktuale ka mbi tre vjet që nuk
ka shkelur në Greqi, në vendin më problematik të emigracionit shqiptar…