Vendimi i qeverisë: Nga 1 Prilli pensionet rriten me 2 kg kastraveca

296
Sigal

 

 

Kryeministri Rama ka zgjedhur 1 prillin ditën simbolike të gënjeshtrave për të rritur me 2.7% pensionet e pleqërisë, invaliditetit, atë familjar, të ushtarakëve, policisë, minatorëve, akademikëve etj. Kjo shifër për pensionet mesatare është e barabartë me 297 lekë në muaj ose 3 bukë. Ja kategoritë që e përfitojnë

 

 

 

Vlera me të cilën qeveria ka indeksuar pensionet është qesharake dhe e barazvlefshme me pothuajse 5 bukë masive ose 2 kg kastraveca ndërkohë që pandemia ka rënduar këtë kategori, veçanërisht ata që janë përballur me virusin dhe kanë shpenzuar shuma marramendëse, që kurrë nuk u kompensuan nga Qeveria

Kryeministri Rama ka zgjedhur 1 prillin ditën simbolike të gënjeshtrave për të rritur me 2.7% pensionet e pleqërisë, invaliditetit, atë familjar, të ushtarakëve, policisë, minatorëve, akademikëve etj. Kjo shifër për pensionet mesatare është e barabartë me 390 lekë në muaj.

Indeksimi i pensioneve është miratuar për mbi rreth 700 mijë pensioniste, ku parashikohet rritja e pensioneve me 2.7%.Vendimi hyn në fuqi duke filluar nga data 1 Prill dhe sipas përllogaritjeve rritja kap vlerën e 390 lekë në muaj plus për pensionin minimal dhe 780 lekë plus për pensionin maksimal.

Vlera me të cilën qeveria ka indeksuar pensionet është qesharake dhe e barazvlefshme me pothuajse 5 bukë massive ose 2 kg kastraveca ndërkohë që pandemia ka rënduar këtë kategori, veçanërisht ata që janë përballur me virusin dhe kanë shpenzuar shuma marramendëse, që kurrë nuk u kompensuan nga Qeveria.

Rritja e pensioneve

Me rritjen në masën 2.7 për qind, pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, që kanë datë fillimi të së drejtës deri më 31.dhjetor.2014, nuk do të jenë më pak se 14, 449 lekë në muaj dhe jo më shumë se 28,898 lekë në muaj.

Ndërsa pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014,me datë fillimi deri më 31 dhjetor 2014, pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi nuk do të jenë më pak se 9,895 lekë në muaj, por jo më shumë se 14,449 lekë në muaj. Gjithashtu në vendim përcaktohet se pensionet e parakohshme, me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 14 449 lekë në muaj.

Shuma bazë e pensionit e përcaktuar sipas pikës 2, të nenit nr.32, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim të jetë 7,843 lekë.

Përfitimi i kompensimeve

Përveç pensionit të indeksuar përfituesit e këtyre pagesave do të vazhdojnë të përfitojnë edhe kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr.763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”, nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”, nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr.17, datë 20.1.2007, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, në atë masë që i kanë përfituar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr.763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”, nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshme sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 16 099 (gjashtëmbëdhjetë mijë e nëntëdhjetë e nëntë) lekë në muaj.

Përfituesit e pensioneve do të marrin edhe kompensimet sipas masës dhe kritereve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.138, datë 31.3.1994, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”, nr.471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”. Përfituesit e pensionit familjar, përveç pensionit të caktuar, do të marrin edhe kompensimet për të ardhurat dhe për ndryshimin e çmimeve, sipas kritereve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr.763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”, nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”, nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, nr.138, datë 31.3.1994, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”, nr.471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”, dhe udhëzimeve në zbatim të tij, me kusht që pensioni që kishte apo i takonte mbajtësit të familjes të jetë llogaritur sipas dispozitave ligjore në fuqi deri në 31.12.2014.

Indeksimi i bazës së vlerësuar

Qeveria vendosi miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2019 me indeksin 2,8 % të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Indeksi i sipërshënuar të aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur deri në vitin 2019, për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensionit që do të caktohet me datë fillimi pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim. Pas aplikimit të tij, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensionit që do të caktohet me datë fillimi pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, nuk mund të jetë më e lartë se: trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 30 000 lekësh, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri në 31.12.2001, si djhe paga maksimale në shkallë vendi prej 130 312 lekësh, e përcaktuar sipas kritereve të paragrafit të fundit të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. Ngarkohen Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili brenda një muaji nga data e miratimit të tij, të hartojë dhe të dërgojë për botim në “Fletoren zyrtare” tabelën e koeficientëve progresivë të indeksimit të bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura për periudhën kontributive deri në vitin 2021, për zbatimin e këtij vendimi.

Indeksimin në masën 2.7 për qind e përfitojnë:

Pensionet e caktuara sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Pensionet sociale, të caktuara në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Shtesës mujore, të përfituar me vendimin nr.326, datë 21.6.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”.
Pensionet e caktuara me dekretin nr.758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”.
Shtesës mbi pension, të dhënë sipas nenit 33, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Shtesave mbi pension, të dhëna sipas neneve 38, 39 e 48, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 24, të ligjit nr.4171, datë 13.6.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”.
Pensioneve të caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara me nenin 21, të këtij ligji.
Trajtimeve të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, të caktuara sipas ligjeve nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar, dhe nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar.
Trajtimeve të veçanta financiare të caktuara sipas ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare në pension”.
Trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve të minierave, të caktuara sipas ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar.
Pensioneve të pleqërisë të punonjësve të minierave, të caktuara me ligjin nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”.
Trajtimeve të veçanta financiare të caktuara sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar.
Pensioneve suplementare të caktuara sipas ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”.
Pensioneve suplementare të caktuara sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar.
Shpërblimit të caktuar sipas ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit Shqiptar”, të ndryshuar.
Pensioneve shtetërore të posaçme të caktuara në përputhje me nenin nr.5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Përfitimeve të caktuara sipas ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.
Trajtimeve të veçanta financiare sipas neneve 5/1/a dhe 5/1/b të ligjit 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Indeksimin, sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi, e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, përfshirë edhe këtë datë.

Rritja e detajuar e pensioneve

Në qytet pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, që kanë datë fillimi të së drejtës deri më 31dhjetor2014, nuk do të jenë më pak se 14, 449 lekë në muaj dhe jo më shumë se 28,898 lekë në muaj.
Në fshat pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare nuk do të jenë më pak se 9,895 lekë në muaj, por jo më shumë se 14,449 lekë në muaj.
Pensionet e parakohshme, me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 14 449 lekë në muaj.
Shuma bazë e pensionit e përcaktuar sipas pikës 2, të nenit nr.32, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim të jetë 7,843 lekë.