Shpërndante heroinë, kapet 24 vjeçari në Shijak

133

Goditet një rast i shpërndarjes së dograve të forta në formë dozash, ndërsa në pranga ka rënë një 24 vjeçar, me inicialet H.P, banues në Shijak.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa doza më lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimet e policisë , pasi për të disponohej informacion se në bazë të porosisë shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash .

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas e kryente këtë veprimtari të kundërligjshme në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.P., 28 vjeç, banues në Shijak , i cili u shpall në kërkim.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin H.P., në vendin e quajtur “4 Rrugët e Shijakut”, duke i shitur disa doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë , shtetasit O.A., 35 vjeç,(përdorues) dhe nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën 3 doza lëndë narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia.

Materialet hetimore u kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.