Shpërdoroi detyrën, në kërkim ish-drejtori i lojërave të fatit, Çobaj

777
Sigal

Ish-drejtori i Njësisë së Mbikëqyrjes se Lojrave të Fatit, Besnik Çobaj është shpallur në kërkim nga policia. Çobaj akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa kohë më parë Gjykata ka vendosur arrest me burg në mungesë për të. Arresti me burg për ish-drejtorin e lojrave të fatit u kërkua nga Prokuroria e Tiranës.
 
Ish-drejtori i Njësisë së Mbikeqyrjes së Lojrave të Fatit, Besnik Cobaj është kallëzuar në Prokurori pas një auditimi që është bërë në këtë institucion.
 
Ministria e Financave ka bërë një procedure audituese ku ka rezultuar se është shkelur rregullorja e për aplikimin e masave shtrënguese dhe subjektet e tatushme.
 
Po ashtu nuk janë zbatuar masat ligjore për mbledhjen e detyrimëve. Një nga konstatimet të bëra në raportin e auditit të Ministria e Financave është se kjo njësi nuk ka zbatuar ligjin për prokurimin publik.
 
Në këtë raport u konstatua dhe shkelja administrative të kryerea nga drejtuesit e min mbikqyrjes së lojrave të fatit.