Spekullimet/ Sa para iu gjetën grabitësve në shtëpi

524
Shuma e parave që iu grabit kompanisë së sigurisë në Qafë-Kashar, fillimisht u mbajt e fshehtë për median. Ishte e qartë se goditja kishte qenë e rëndë për bankën, por shifrat e para të publikuara ishin spekullime deri në një pohim zyrtar, kur u tha se shuma totale e grabitur ishte 3.2 milion dollare. Pjesa tjetër dollarë dhe paund britanikë. Pas arrestimit, mbetet mister shuma që iu gjet në shtëpi grabitësve, të cilët nuk kanë pasur shumë kohë për t’i fshehur paratë. Një prej tyre mësohet se ka luajtur shuma të mëdha në kumar, pasi ka kryer shkëmbimin e parave në pikat e këmbimit valutor. Të tjerët i mbanin paratë në shtëpitë e tyre, ku iu gjetën gjatë kontrolleve të policisë. Ishin pikërisht paratë që u gjetën në shtëpinë e ish punonjësit të kompanisë së sigurisë që rrëzuan alibinë e tij të pafajësisë. Në media është raportuar se shuma e gjetur është e konsiderueshme, 1 apo 2 milion dollare, por për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar.
Sigal