Maturantët dhe praktikantët do zhvillojnë mësimin në shkollë / Flet drejtori i gjimnazit profesional

434
Sigal

Vendimi i qeverisë për të alternuar procesin mësimor pas shifrave të larta të infektimeve ka sjellë një paqartësi tek nxënësit dhe prindërit për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi. Drejtori i  shkollës së mesme profesionale Kolin Gjoka në Lezhë, Bardh Dedgjonaj, në një intervistë televizive duke folur për specifikat e një shkolle profesionale me nevoja praktike shpjegoi se si do të zhvillohet ky alternim dhe cilat kategori nxënësish përjashtohet nga metoda online .

Bardh Dedgjonaj : Ne jemi dhe shkollë profesionale dhe kemi dhe specifikat të veçanta sepse nxënësit e shkollës sonë bëjnë praktikën në biznese, janë dhe një pjesë konviktor, një pjesë tjetër vjen me mjetet e transportit publik dhe nisur nga të gjitha këto arsye që ne kemi po e shqyrtojmë këtë propozim. Jemi në bisedime me Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë. Sigurisht që maturat do ta zhvillojnë mësimin çdo ditë në shkollë ndërsa për vitet e 10, 11, 12 do të mundësojmë dhe mësimin  e alternuar por besoj dhe mendoj që në dakordësi me ministrinë nisur nga këto rrethana që shkollat profesionale kanë mund ta bëjmë një javë në shkollë një javë në shtëpi.

Ai tha që nuk duket shumë e logjikshme për arsimin profesional që të jetë dy ditë në shkollë, 3 në shtëpi dhe pastaj  javën e ardhshme 3 ditë online dhe dy në shkollë.