COVID shkakton dëmtime të trurit / Flasin ekspertët

275
Sigal

Pandemia e koronavirusit veç jetëve që ka marre si pasojë e infektimit po merr edhe jetë si pasojë e dëmtimeve qe shkakton në shëndetin mendor. Kryetarja e Mjekëve Shqiptarë në Europë Aurora Dollengerg thotë se kjo është paralajmëruar jo vetëm për të infektuarit.

Izolimi social, vetmia e pacientëve , frika që mund të infektohen, të gjitha këto e kanë rënduar gjendjen dhe disa janë pak më të ndjeshëm dhe mund të arrijnë në komplikacione siç është vetëvrasja”.

Sa u takon rasteve të vetëvrasjeve në mjedise spitalore Dollenberg thotë se gjermania, shteti ku ajo ushtron profesionin e mjekes nuk e njeh si fenomen.

Përpos komplikacioneve siç është rritja e ankthit depresionit, rritja e numrit të medikamenteve që japin për çrregullime psikike, mund të them që të paktën vetëvrasjet në spitale deri tani ne nuk i kemi njohur. Gjermania ka një sistem shëndetësor të tille së çdo njeri që pranohet në urgjencë do të trajtohet dhe për shëndetin psikik, dhe nëse jep shenjat e para të depresionit atëherë ndërtohet një shtab i krizës”.

Për rastet e vetëvrasjeve në Shqipëri mjekja fajëson sistemin. “Kemi dy situata që janë të dyja shumë të  rënda një është sëmundja e depresionit që duhet trajtuar dhe ana tjetër e sistemit shëndetësor dhe logjistik që si mund të ndodh një vetëvrasje në spital, kjo na tregon që në Shqipëri në sistemet shëndetësore të integrohet edhe trajtimi i aspektit psikik”.

Në studimet e kryera tek pacientet me COVID është parë se virusi dëmton trurin, duke shkaktuar humbje kujtesë apo harresë që ende nuk dihet nëse do të jenë të përkohshme apo jo.