Shpalosen mesazhe patriotike me flamurë në faqen zyrtare të shtetit serb

68
Hakerët shqiptarë sulmojnë uebfaqet Serbe. Një grup hakersash shqiptarë kanë sulmuar faqen zyrtare të Ministrisë së Minierave dhe Energjitikës së Serbisë, faqen zyrtare të shtetit serb si dhe disa sektorë të tjerë të veprimtarive shtetërore serbe.
Në mesazhin në faqe, grupi identifikohet si “Kosova Hackers Group” ndërsa pamja që ‘gëzojnë’ falë hakerimit, është kjo që shihni në foto. Ballist Morina krah Isa Boletinit, Ismail Qemalit, Adem Jasharit dhe logot e Autoktonus.
Grupi i hakerave, shkruan:
“Luftojmë për ty që tmos humbësh kurrë, ty JETEN ta fali ma i miri FLAMURË” – është porosia të cilën hakerët e grupit “Kosova Hackers Group”, ua kanë përcjellë në faqen zyrtare të Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës të Serbisë , Qendrës per sektorin jo fitimprures , Menaxhmentit të Inxhinieris (Shoqëria e Serbisë) , Zyrës për rini , Institutit për arsimin e cilësisë, Qendrës për punë sociale në Novi Pazar si dhe shum ëebfaqeve tjera.
Po ashtu grupi i Hakerëve Kosovar ka arritur të bllokojë dhe ëebfaqen kryesore te shtetit Serb srbija.gov.rs , e cila për momentin është e bllokuar.
Po ashtu ne ëebfaqet Serbe hakerët shqiptar janë tallur duke paraqitur dhe tabelen e kualifikimeve për Euro 2016 , ku në tabel shihet mbishkrimi “Dont Forget”.
Të pyetur rreth sulmit hakerët (crackm & BLINI) kan thënë se sot më shumë se 75% e Serbis nuk do te kenë qasje në Internet.