Shkel semaforin dhe tenton të korruptojë policët, arrestohet i riu në Tiranë

577
Sigal

TIRANE– Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një të ri, pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe për t’i shpëtuar gjobës ka tentuar të korruptojë policët me 20 mijë lekë të vjetra.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar Pando Ç, 23 vjeç, banues në Ersekë, pasi rreth orës 18:40, në rrugën e “Dibrës”, në afërsi të kryqëzimit të “Farmacisë Nr. 10”, u konstatua duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë dhe për të shmangur masën administrative për kundravjatjen e kryer, drejtuesi i mjetit tip “BMV”me targë AA 487 CJ, i ka dhënë punonjësve të policisë dy kartemonedha me prerje 1000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnëfunksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.