“Shkatërrimi që po i bëhet Gjirokastrës, rrezikohet dalja nga UNESCO” – Denoncimi

89

Një qytetar nga Gjirokastra ka denoncuar shkatërrimin që po u bëhet kalldrëmeve të qytetit duke rrezikuar daljen nga UNESCO.

Sipas tij, rrugët që po shtrohen nuk kanë asnjë lidhje me trashëgiminë historike të qytetit dhe kjo rrezikon daljen si zonë e mbrojtur.

Denoncimi i tij është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në “Facebook”.

“Hajnia e narko qeveritareve po perjashton Gjirokastren nga UNESKO! Shkaterrohen kalldremet e bukura dhe historike te saj per te mbushur xhepat narko pushtetaret. Krim!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb. Pershendetje Z.Berisha!

Kam lindur dhe jam rritur ne qytetin me te bukur ne bote, por qe sot, me shume dhimbje them, eshte shendrruar ne qytetin me te masakruar nga babezia.

Nje projekt nga pushteti I krimit shkaterroi kalldremet e bukura dhe po I zevendeson ne disa rrugica me gure qe nuk kane lidhje me guret e Gjirokastres.

Dhe me e keqja eshte punetoret, Jo mjeshtra ashtu sic e kerkojne kalldremet, punojne sa per te marre diten e punes.

Gjirokastra rreziko daljen nga UNESCO. Anonim te lutem.” – shkruhet në mesazhin e Berishës në “Facebook”.