Shkarkohen tre drejtorë rajonal të AKU-së

611
Sigal

Tre drejtorë rajonalë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Si pasojë e evidentimit të shkeljeve të vazhdueshme dhe për mos garantimin e sigurisë ushqimore kanë marrë masën largim nga detyra drejtorët rajonal të AKU në Qarkun Korçë, Dibër dhe Lezhë.Ndërkohë ka shkarkime edhe të disa inspektorëve.

Kohët e fundit ka patur një debat të madh për sigurinë ushqimore pas denoncimeve në media. Qeveria nga ana tjetër ka vendosur të ndryshojë Kodin Penal për të dënuar me burg të gjithë ata që abuzojnë me sigurinë ushqimore.