Shkarkohen krerët e Regjistrimit të Pasurisë Tiranë-Vlorë-Lushnje

70

TIRANE –  Drejtuesit e tre Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës, Vlorës dhe Lushnjes, janë shkarkuar nga detyra këtë të premte. Vendimi është marrë me urdhër të Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, por ende nuk dihet se për çfarë motivesh është bërë largimi i tyre nga këta poste.
 
Konkretisht, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive Vlorë është shkarkuar Ina Luçaj; në Tiranë Andrea Mico dhe në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Lushnjes, Bledar Koçiu