Sherr mes nipit dhe xhaxhait, parandalohet krimi. Policia i vë prangat 30-vjeçarit

489
Sigal

Policia ka parandaluar një krim pas një konflikti për çeshtje pronësie mes xhaxhait dhe nipit në një fshat të Fushë Krujës.

Pas njoftimit të marrë për një konfliktin, menjëherë kanë ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke vene ne pranga 30 vjecarin që kishte goditur xhaxhain me sende te forta.

Ndërkohë që në gjendje të lirë procedohet edhe babai i 30 vjeçari për përfshirje në konflikt të djalit me vëllain e tij.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, pas njoftimit të marrë për një konflikt pronësie mes nipit dhe xhaxhait, menjëherë kanë ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.G.,30 vjeç, banues në fshatin Hasan,Fushë Krujë, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh.G.,55 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë(babai i 30 vjeçarit)

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në afërsi të banesës së tij, gjatë një konflikti për motive pronësie kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.G.,45 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë (vëllai i 55 vjeçarit)

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Dhuna në familje”.