Dy fëmijë i rrëmben rrjedha e lumit Gjancia, shpëtohen nga një kalimtar i rastësishëm

203
Sigal

Dy fëmijë nga komuniteti rom janë rrëmbyer nga rrjedha e lumit Gjancia në Fier.

Ata të dy kanë qënë duke luajtur pranë lumit, kur rrjedha e lumit i ka rrëmbyer. Ka qënë një kalimtar i rastësishëm që i ka shpëtuar dy të vegjëlit nga mbytja.

‘Heroi’ ende i paidentifikuar është futur në lumë dhe i ka shpëtuar të miturit.

Për shkak të reshjeve intensive gjatë ditëve të fundit, fëmijët rrezikonin që t’i merrte rrjedha e lumit.

Ata janë dërguar në spitalin e Fierit dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se të miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.