Lungomaren e Vlorës e merr deti

259
Sigal

Punimet pa cilsi dhe neglizhenca e kompanive të ndërtimit kanë bërë që objektet e rëndsishme kombëtare të shkatërrohen duke i rezistuar vetëm 1 jave shi. Pas urës së Drashovicës dhe “Urës së Zogut” në Milot edhe shëtitorja “Lungomare” përfundon në det duke mbytur edhe miliona euro investime. Ja fotot.

‘Lungomare’ e Vlorës përfundon në det

Shirat e kohëve të fundit nxjerrin të palarat e dhe zullumet e projektiti 380 mln euro të “Rilindjes Urbane”. Ky projekt supozohej që të bënte rehabilitimin e shesheve kryesore të qyteteteve.  Kryefjala “ Rilindja Urbane” ishte kryefjala e fushatës elektorale e vitit 2017. Kjo u përdor për marrjen e votave,  për të krijuar me sukses avantazhe në zgjedhjet parlamentare 2017 dhe lokale 2019 . Falë kësaj u bë i mundur  ‘gllabërimi’ i tenderave nga olikarkët, të cilët pa asnjë lloj prezantimi projekti iu servireshin tenderat gati nga qeveria .

Mbi 330 kompani shqiptare rezultojnë se kanë fituar kontrata të prokurimit publik nga torta e madhe e Rilindjes Urbane. Nga këto, 19 kanë fituar kontrata me vlerë zero lekë, ndërsa 50 të tjera kanë fituar në total kontrata me vlerë më të ulët se sa 10 mijë euro. Kompani që fitojnë prokurime publike me ofertë zero lekë.

Sot shikojmë qartë gjurmët e këtij projekti që iluzioni i tij ishte ndërtimi e ristrukturim, pas të cilës fshihej tentative për të unifikuar traditën e qyteteve. Një përpjekje e tillë nuk parashikon ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike që kanë qytetet. Rilindja Urbane ka patur dhe ka si qëllim  “shkrirjen e historive dhe traditës” së qyteteve të vogla me ato të mëdha. Rilindja Urbane kërkoi ta bëjë Ersekën si Elbasanin, Bilishtin si Korça, apo Kavajën si Tirana.

Projektet e “Rilindjes Urbane” nuk kanë rritur aftësinë blerëse të banorëve, por kanë rritur cilësinë e jetesës në një pikë të vetme të qytetit, duke i tërhequr të gjitha paratë në qendër, duke e lënë periferinë në kushte skandaloze. Projektet e arkitektëve klientë të Rilindjes, nuk kanë ndikim në rritjen e konkurresncës mes qyteteve tona, dhe qyteteve të vendeve fqinje të Rajonit.

Flamurtarja e projekteve të qeverisë së kryeministrit Edi Rama amortiziohet

Një nga projektet siç është ”Lungomare”  ka nxjerrë zbuluar që paratë e taksapaguesve kanë shkuar dëm..

Auditimi i KLSH gjithashtu vuri në dukje se gjeti dëme në vlerën 7.4 milion lekë në dy prej projektet e financuara nga FSHZH. Në këtë shëtitiore që ka vetëm një korsi, u prishën dhejëtëra banesa për t’i hapur rrugë  palmave. E kjo që aty të ndërtohej një karburant.

“Lungomare” në fakt janë pesë investime të ndryshme me vlerë në total prej 15.5 milion eurosh madje për ndërtimin është marrë dhe fond shtesë.

20 stola “inteligjentë”

20 stolat inteligjentë në Lungomare kanë kushtuar 50 milionë lekë, afërsisht €400 mijë. Për vendosjen e këtyre stolave në një kohë kur, në rrugët e qytetit mungojnë semaforët dhe lagje të tëra nuk kanë asnjë lloj infrastrukturë urbane apo kur në shkolla e kopshte nuk ka ngrohje dhe riparimet e lyerjet e tyre bëhen me paratë që ju morën prindërve në mënyrë “vullnetare”.

Përballja e “rilindjes” me natyrën nxori në pah një shqetësim të madh: investimet në fasada për qëllime propagandistike, të cilat i kanë larguar paratë e taksapaguesve nga investimet në infrastukturën e domosdoshme për zhvillimin e ekonomik të vendit.

Disa banorë të Vlorës ankohen duke hiperbolizuar se projekti i përfunduar tre vjet më parë është amortizuar aq shumë, sa të marrë pamjen sikur ishte bërë para 20 vjetësh.

Përpos edhe disa problemeve kryesisht sa i përket sinjalistikës dhe ndërprerjes së rrugës së biçikletave nga makinat në kryqëzime,tashmë  deti ka nxjërrë të tjera defekte

Reshjet e shiut kanë bërë që  fasada e tij të bie, pasi pllakat kanë dalë nga vendi dhe  për vetë faktin se askush nuk kujdes për mirëmbajtjen e tyre. Akoma pa u mbaruar pjesa e dytë e shëtitores në Vlorë prishet e para.