Shenjtërimi i Nënë Terezës-Bashkia e Tiranës publikon axhendën e aktiviteteve

491
Në prag të ceremonisë së Shenjtërimit të Nënë Terezës me 4 shtator në Vatikan, Bashkia e Tiranës publikoi të enjten axhendën e aktiviteteve peer këtë ngjarje të madhe.
Axhenda
Më 2 shtator, ora 10:00 Vizitë në shtëpinë e Motrave “Nënë Tereza”, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të nderojë misionin e Nënë Terezës me titullin “Nënë Tereza Simbol i Qytetit të Tiranës”
4 Shtator, ora 09:15 Përurimi i pllakës përkujtimore te Sheshi “Nënë Tereza”.
ora 09:30 Koncert në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës (orks. TOB)
ora 10:00 Lidhje live me sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, për të ndjekur meshën e Papa Françeskut
6 Shtator 2016, ora 11:00 Pritja në zyrën e Kryetarit të Klerikëve dhe dhënia e simbolit të Qytetit me portretin e Nënë Terezës
7 Shtator, ora 19:00 Shfaqja e filmit dokumentar për Nënë Terezën te “Reja
Më 4 shtator, në Vatikan do të zhvillohet ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës, bamirëses me origjinë shqiptare, që ja kushtoi jetën të varfërve. Anjeza Gonxhe Bojaxhiu lindi më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup në një familje të mesme shqiptare dhe në moshën 18-vjeçare vendosi të bëhej murgeshë, për t’iu kushtuar më pas veprimtarisë bamirëse, për të cilën u nderua me Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1979
Sigal