Qeveria ndryshon nivelin e pensioneve

605
Sigal

Pas
publikimit të këtij lajmi investigues prej “VOA”, publikohet edhe reagimi i
Bashkisë së Durrësit. Burime pranë Bashkisë së Durrësit bëjnë me dije për “Neës
24”, se Lulzim Berisha, ashtu si të dënuar të tjerë, me qëllim që të fitonte
liri me kusht kanë plotësuar një formular tip, i cili përfshin punë vullnetare
në komunitet.Ky formular, sipas burimeve të Bashkisë së Durrësit ofrohet në të
gjitha bashkitë e vendit. Pritet që nesër të ketë një reagim edhe nga
kryebashkiaku Vangjush Dako, pasi të shqyrtojë dokumentet në dosjen e gjykatës
së Apelit. 

 

Rama të shtunën në Sarandë, nis anti-mitingjet për të
thyer lëvizjen “Rilindja e re” e PS

 

Kryetarja e bashkisë Floriana Koka, plan bojkotimi
takimit dhe ngujim në bashki me celulën e saj anti-Rama

 

Duket se një erë e mirë po fryn për socialistët e
ndershëm, por takimi i Ramës në Sarandë, duket se do të jetë një “tajfun” për
kryetaren e bashkisë së Sarandës dhe për mbështetësit e saj të joshur me poste
klienteliste brenda dhe jashtë bashkisë

 

Burime nga Partia Socialiste e Sarandës dhe nga bashkia, bëjnë
me dije për gazetën”Telegraf”, se ditën e shtunë, datë 17 dhjetor 2016, në
qytetin bregdetar ku ka lindur dhe po vepron lëvizja “Rilindja e re” me
drejtuese zonale kryetaren e bashkisë së Sarandës, Floriana Koka, do të shkojë
për takim “karshillëku” e tregues fuqie komanduese mbi socialistët, kreu i “Rilindjes”
së vjetër  të PS, kryetari Edi Rama, së
bashku me grupin e tij të ministrave dhe deputetëve të besuar. Kreu i PSSH dhe
njëherazi kryeministër i Shqipërisë, zoti Edi Rama, do të jetë në qytetin e Sarandës,
për të zhvilluar një takim me socialistët e rebeluar të bashkive Delvinë,
Finiq, Himarë, Konispol e Sarandë, shumica e të cilëve janë zhgënjyer prej “Rilindjes
Rama” dhe janë rreshtuar në “Rilindjen e re” anti-Rama, duke pasur si
“menaxhere” të zonës, kryetaren e bashkisë së Sarandës, zonjën Floriana Koka.
Po nga këto burime brenda PS e brenda bashkisë Sarandë, mësohet se Rama vjen i alarmuar
në qytetin e jugut, pas lëvizjes së ish deputetit Kokëdhima. Kujtojmë që
Saranda është cilësuar si kryeqendra e kësaj lëvizjeje për rilindjen e re të PS,
por edhe sepse kryebashkiakët e kësaj zone, janë produkt i përzgjedhjes së bërë
nga ish deputeti i sulmuar prej grupit “Rama”. Mirëpo Rama ka dijeni të plotë për
acarimin e bazës socialiste në Sarandë e zonën e krejt jugut të Shqipërisë, për
shkak të talljes së bërë prej kupolës së PS; me mashtrime për vende pune, për
shkak të korrupsionit në shërbimet publike, për shkak të shpërfilljes së qytetarëve
prej administratës së bashkisë e  të qeverisë
dhe për shkak të premtimeve për zgjidhje social-ekonomike, të cilat u premtuan
me bujë, por nuk u realizuan në këto 3 vite e gjysmë pushtet të “rilindësve”. Drejtues
të lartë të PS, të afërt të stafit të Edi Ramës, kanë qenë ditët e fundit në
qytetin jugor, duke shërbyer si “pararojë” e kryetarit Edi Rama, për testuar
sitatën brenda strukturës së PS, për të thithur shqetësimet e socialistëve të
ndershëm e të braktisur, por edhe për të “zbuluar” se çfarë bëhet në kampin
armik brenda PS, rezidenca e të cilëve është bashkia dhe zyra e kryetares
Floriana Koka dhe zyrat e ish-komunave, tashmë njësi administrative, në krye të
të cilave janë emëruar “misionarët” e zonjës Koka dhe të klanit të saj
anti-Rama. Ajo që shqetëson socialistët e Sarandës është nepotizmi në
administratë, mbajtja në punë në drejtimin e bashkisë, të arsimit e të zyrave të
tjera në Sarandë e më shumë se 24 pensionistëve, presioni i kryebashkiakes Floriana
Koka për të mbështetur lëvizjen e re reformuese, duke i dërguar me detyrim
punonjësit e bashkisë në mbledhjet anti-Rama, shkeljet financiare me tenderët
dhe plane tatimesh duke i shkaktuar shtetit dhe taksapaguesve miliona lekë
dëme. PS-ja bën me dije, se do të punojë fort, për t’u rikthyer socialistëve
dhe banorëve të Sarandës shpresën e mbërthyer nga oktapodi nepotik. Duket se
një erë e mirë po fryn për socialistët e ndershëm, por takimi i Ramës në Sarandë,
duket se do të jetë një “tajfun” për kryetaren e bashkisë së Sarandës dhe për
mbështetësit e saj të joshur me poste klienteliste brenda dhe jashtë bashkisë.