Atentat për vrasje në qendër të qytetit të Korçës

500
Sigal

Një tentativë për vrasje ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës, afër poliklinikës, por fatmirësisht objektivi i këtij sulmi nuk është prekur nga asnjë plumb që është lëshuar në drejtim të tij nga autori. Autori quhet Gersi Dervishi, banor në lagjen 6 të qytetit të Korçës, ndërsa personi i sulmuar quhet Mondi Firaj banor në Drenovë. Pas tentativës për vrasje Dervishi është munduar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe ka shkaktuar aksident në fshatin Çiflig Korçë. Burimet policore bëjnë të ditur se policia ka bërë të mundur arrestimin e agresorit, i cili me pistoletë ka tentuar të vrasë një qytetar.